Kriza në Ukrainë
Zelensky: Nëse nuk ndalet, Rusia do të nisë Luftën e Tretë Botërore
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Rusia do të përshkallëzojë luftën e saj në Ukrainë dhe se kjo mund të shkaktojë një konflikt global, nëse nuk ndalet së shpejti.
“Nëse nuk qëndrojmë të vendosur, ai do të përparojë më tej”, citohet të ketë thënë Zelensky. “Nuk janë thjesht spekulime të kota; kërcënimi është real. Qëllimi përfundimtar i (Vladimir) Putinit është të ringjallë perandorinë ruse dhe të rimarrë territoret që aktualisht janë nën mbrojtjen e NATO-s. Duke marrë parasysh të gjitha këto, unë besoj se kjo mund të përshkallëzohet në një luftë botërore”, ka deklaruar ai për CBS, transmeton albinfo.ch.
“Nuk do të ketë një vend të sigurt, nuk do të ketë një vend të sigurt për askënd”, shtoi ai.
Ndërkohë, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, ka kërkuar që të mbahen të hapura kanalet diplomatike me Rusinë, duke pretenduar muajin e kaluar se Putini “dëshiron paqe”.
I pyetur për ambiciet territoriale të presidentit rus përtej Ukrainës, Witkoff u përgjigj: “Unë thjesht nuk shoh se ai dëshiron të marrë të gjithë Evropën”.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












