Kosova
Shërbimet Konsullore në Ambasadën e Kosovës në Austri vetëm me termin nga 21 prilli
Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka njoftuar se, duke filluar nga data 21 prill 2025, të gjitha shërbimet konsullore, përfshirë lëshimin e pasaportave, letërnjoftimeve, certifikatave dhe dokumenteve të tjera, do të ofrohen vetëm me termin të caktuar paraprakisht.
Caktimi i terminit bëhet përmes platformës zyrtare elektronike E-Kosova, në këtë link: https://ekosova.rks-gov.net/Public/497
Për të rezervuar një termin, qytetarët duhet të ndjekin këto hapa:
-
Hyni në platformën E-Kosova
-
Zgjidhni seksionin Shërbimet Konsullore
-
Klikoni në opsionin Terminet për misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës
-
Zgjidhni Ambasada – Austria, Vjenë
-
Zgjidhni shërbimin e dëshiruar dhe plotësoni aplikimin
Sipas terminit të konfirmuar, qytetarët duhet të paraqiten në Ambasadë në adresën:
Wohllebengasse 4, Top 3, 1040 Vjenë
Për informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë Ambasadën përmes:
-
Email: [email protected]
-
Telefon: +43 1 504 74 00
Orari i punës me palë:
E hënë – E enjte: 09:00 – 12:00 dhe 13:30 – 15:30
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?











