Opinione
Leonard Ferati reagon ndaj abstenimit rekord në Gjenevë: “Demokracia nuk vdes menjëherë, por zbehet në heshtje”
Deputeti në Këshillin e Madh të Gjenevës, Leonard Ferati, ka reaguar për krizën demokratike që po thellohet në kantonin e Gjenevës, pas një niveli rekord të abstenimit në zgjedhjet komunale. Në disa komuna, vetëm 23% e qytetarëve kanë marrë pjesë në votime.
Ferati thekson se nuk mund të flitet më për “vullnet popullor” kur një shumicë dërrmuese e votuesve zgjedh të mos marrë pjesë. Sipas tij, kjo mungesë mobilizimi nuk është vetëm mungesë interesi, por shpesh pasqyron një mosbesim në politikën institucionale, e cila shihet si arrogante, e largët apo tepër e polarizuar.
Ai bën thirrje për vetë-reflektim të klasës politike, duke kërkuar më shumë shembull personal, dialog ndërpartiak dhe ndërtim të kompromisit, sidomos në komuna ku ekzekutivi dhe legjislativi janë të përbërë nga shumica të ndryshme politike.
Ferati shpreh gjithashtu mirënjohje për të gjithë kandidatët që janë angazhuar në zgjedhje, shpesh në heshtje dhe pa njohje publike, por që mbajnë gjallë demokracinë lokale.
Ai mbyll me një mesazh:
“Demokracia nuk vdes nga një goditje e vetme. Ajo zbehet çdo herë që heqim dorë nga dëgjimi, nga dialogu dhe nga veprimi i përbashkët. Por po aq sa mund të zbehet, mund edhe të rilindë – përmes veprimit të sinqertë dhe guximtar të secilit prej nesh.”
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












