Bota
Ja cilat banka evropiane punësojnë më së shumti milionerë
Më së shumti milionerë në Evropë janë duke punuar në bankën gjermane "Deutsche Bank", në bazë të hulumtimeve nga gazeta franceze "Eko"
Bankat franceze „BNP Paribas”, „Natixis” dhe „Societe Generale” së bashku kanë punësuar 277 milionerë, ndërsa më së shumti milionerë në Evropë janë duke punuar në bankën gjermane “Deutsche Bank”, në bazë të hulumtimeve nga gazeta franceze “Eko”, dhe në bazë të të dhënave që janë raportuar nga bankat evropiane.
Këto tri banka franceze janë të vetmet që deri më tani të publikuara të dhëna për numrin e të punësuarve të ardhurat e të cilëve në vitin 2014 ishte më shumë se një milion euro, dhe Brukseli për herë të parë këtë vit e kërkon këtë, raporton “Figaro”.
Në vitin 2012, sipas Agjencisë Evropiane të Bankave në të gjitha bankat franceze ka pasur një total prej 177 milionerëve.
Banka më e madhe e investimeve “BNP Paribas”, në raportin e fundit i referohet vitit 2014 kur ka raportuar për numrin më të madh të milionerëve, ose 149. Një në tre prej tyre jeton në Lodnër. Të tjerët janë qytetarë të Francës (33), Azisë (30) dhe të SHBA-së (29). Në të njëjtën kohë, kjo është e vetmja bankë franceze ku paguhen edhe tri paga vjetore që tejkalojnë 3.5 milionë.
Banka “Societe” numëron 109, ndërsa ajo “Natixis” 19 milionerë. Megjithatë, të ardhurat mesatare vjetore bruto në “Societe” janë më të larta se “BNP Paribas”, dhe në vitin 2014 arritën në 54 846 .
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












