Kosova
Presidentja Osmani pret që Kina të avancojë shpejt drejt njohjes së Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka paralajmëruar se Republika Popullore e Kinës mund ta njohë Kosovën së shpejti.
Osmani këtë deklaratë e ka dhënë gjatë një paneli të titulluar “ADFTalks”, që u mbajt në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalisë 2025.
“Natyrisht, na duhet të luftojmë propagandën serbe dhe ruse, ato shkojnë njëra me tjetrën. Kina nuk është e përfshirë, ndonëse direkt nuk na kanë njohur, ata nuk kanë qenë të përfshirë aktivisht në luftimin e Kosovës, kanë pasur më shumë një rol abstenues, sesa të angazhohen kundër Kosovës. Prandaj, do të prisja më shumë që Kina të avancojë (drejt njohjes) më shpejt, por nga Rusia, Putini, nuk pres diçka të mirë për Kosovën e as për botën”, ka thënë ajo në forum, transmeton albinfo.ch.
Osmani ka thënë se vendi i fundit që ka njohur Kosovën, është Kenia, si vendi i 118-të, dhe shtoi se ky proces do të vazhdojë.
Tutje, sipas saj, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është mes dy shteteve dhe se përfundimi i tij duhet të jetë njohja reciproke. Sa i përket mbështetjes ndaj Kosovës, Osmani tha se dy nga shtetet që e kanë mbështetur vendin janë ShBA-ja dhe Turqia, teksa falënderoi presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për mbështetje të vazhdueshme dhe e vlerësoi atë për mbështetje personale që ka dhënë në çdo mundësi.
“Presidenti Erdogan është një mik i jashtëzakonshëm për vendin tonë. Populli i Kosovës është jashtëzakonisht mirënjohës dhe mezi presim të vazhdojmë të punojmë me të, me kabinetin e tij, dhe mbi të gjitha me popullin turk që tregon gjithmonë dashuri dhe mbështetje për popullin e Kosovës”, përfundoi Osmani.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj














