Kosova
Mbrëmja Filantropike “Save a Life” rikthehet me edicionin e 7-të në Cyrih
Nën moton “Shpëto një jetë – bëhu shpresa, bëhu ndryshimi”, organizata Action for Mothers and Children (AMC) do të organizojë edicionin e 7-të të mbrëmjes filantropike “Save a Life”, më 23 maj 2025, në qytetin e Cyrihut.
Kjo mbrëmje filantropike përfaqëson fuqinë e bashkimit për një qëllim fisnik – shpëtimin dhe përmirësimin e jetëve të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Ngjarja mbledh bashkë personalitete nga fusha e shëndetësisë, biznesit, artit, politikës dhe ndërmarrësisë, të cilët ndajnë bindjen se përmes solidaritetit dhe përkushtimit mund të ndërtojmë një të ardhme më të sigurt dhe më të drejtë për ata që kanë më shumë nevojë.
Të pranishmit do të përjetojnë një program frymëzues me:
-
fjalime mbi ndikimin e AMC-së
-
koktej mikpritës
-
darkë të kuruar
-
muzikë live nga grupi String String
Ndikimi i arritur gjatë vitit 2024:
-
10 fëmijë me diabet u pajisën me pompa insuline
-
Mbi 5,000 gra përfituan PAP-teste falas
-
6,000 gra dhe vajza morën mbështetje përmes Klasave për Nëna
-
4,300 prindër u informuan për vaksinën HPV
-
6 qendra të mjekësisë familjare u furnizuan me pajisje mjekësore
Ngjarja do të mbahet më 23 maj 2025 në ambientet e Hotel Five, Döltschiweg 234, 8055 Zürich, Zvicër, nga ora 19:30 deri në 23:00.
Çdo biletë apo sponsorizim është më shumë se një donacion – është një akt që shpëton jetë. Për të qenë pjesë e kësaj ngjarjeje, ju mund të kontribuoni duke blerë biletën tuaj këtu:
https://tinyurl.com/muw73ds9
Mundësi për sponsorizim
Action for Mothers and Children fton bizneset dhe individët që dëshirojnë të mbështesin këtë kauzë të bëhen sponsorë të ngjarjes. Për më shumë informacion, kontaktoni:
Email: [email protected]
Mos e humbisni këtë mundësi për të qenë pjesë e kësaj kauze kuptimplotë. Së bashku, ne mund të shpëtojmë jetë dhe të bëjmë një ndryshim pozitiv për një të ardhme më të ndritshme dhe më të shëndetshme për brezat që vijnë.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit23 Maj 2025
- Ora19:30
- LokacioniHotel Five - Döltschiweg 234, 8055 Zürich
- Data e përfundimit23 Maj 2025 - 23:30
Të ngjashme

Mbrëmja e bamirësisë në Cyrih “Shpëto jetë”
- Bashkohuni në edicionin e 6-të të ngjarjes filantropike “Shpëto Jetë” në Zurich!
- Cyrih: U dhuruan 20.859 euro për përmirësimin e jetës së nënave dhe fëmijëve në Kosovë
- Doktor Agron Abrashi dhe Ridvan Murati mbështesin mbrëmjen e bamirësisë “Shpëto Jetë”
- Grumbullohen 16,200 franga zvicerane në Cyrih për nënat dhe foshnjet në Kosovë
- Mbrëmje bamirëse “Shpëto jetë” në Cyrih, mblidhen mbi 24 mijë franga
- Më 12 maj mbrëmje bamirëse, “Shpëto Jetë”
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













