Kosova
Nga 12 serbët e ndaluar në Prizren dhjetë janë liruar në procedurë të rregullt
Gjatë fundjavës, në dy operacione të ndara të zhvilluara më 5 dhe 6 prill nga organet e sigurisë në Kosovë, janë ndaluar gjithsej 12 shtetas të Serbisë, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme.
Në një rast të ndodhur të dielën në Prizren, Policia e Kosovës ka ndaluar 12 persona që po udhëtonin në tri vetura me targa serbe pranë urës së “Arastës”. Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, pas kontrollit dhe intervistimit, 10 prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të tjerë janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin për prezantim të rrejshëm.
“Dy nga personat e ndaluar janë prezantuar si zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, por nuk kanë poseduar asnjë dokument identifikues që do ta vërtetonte këtë”, ka deklaruar Gashi.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se në të dy operacionet – në Prizren dhe Gjakovë – janë ndaluar gjithsej 12 persona që po udhëtonin me katër automjete me targa të Kragujevcit të Serbisë.
Sipas Sveçlës, katër nga të ndaluarit janë oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë. Ai theksoi se autoritetet janë duke e trajtuar rastin me seriozitet dhe do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me ligjet në fuqi, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













