Shkurt.ch
Ja 15 kompanitë më të mëdha në botë
2000 kompanitë më të mëdha dhe me ndikim në në botë në vitin 2015 raportohet të kenë të ardhura të përbashkëta prej 39 mijë miliardë dollarësh. Fitimi i tyre llogaritet 3 mijë miliardë ndërsa asetet e tyre marrë së bashku vlerësohen 162 mijë miliardë dollarë, e vlera e tregut të tyre llogaritet 48 mijë miliardë.
Vlera totale e tyre e tregut u rrit me 9% në bazë vjetore, rritja më e lartë në mesin e katër treguesve, sipas renditjes më të fundit të “Forbes”.
Në renditje janë përfshirë kompani prej 61 vendeve. Me shumicën e përfaqësuesve në renditje mburret SHBA, me 579 kompani. Në vendin e dytë është Kina (kontinent dhe Hong Kong) me 232 kompani, të cilat për herë të parë kanë tejkaluar Japoninë që tani është e treta me 218 kompani. Më pas vjen Britania e Madhe (94) dhe Korea e Jugut (66).
Në mesin e kompanive në profitabile këtë vit është “Facebook”, i cili ngjitet për më shumë se 200 vende në këtë renditje, në saje të rritjes së të ardhurave dhe fitimit.
“American Airlines”, ka bërë lëvizje për 500 vende në këtë renditje, në saje të çmimeve më të ulëta të naftës. “Starbucks” regjistroi një rritje prej më shumë se 450 vende, dhe arsyeja për këtë është rritja e kapitalit të tregut dhe fitimet e kompanisë.
15 kompanitë më të mëdha publike në botë janë:
“HSBC Holdings”, “Volkswagen Group”, “Royal Dutch Shell”,”Apple”, “Toyota Motors”, “Wells Fargo”, “General Electric”, “PetroChina”, “Exxon Mobil”, “JPMorgan Chase”, “Berkshire Hathaway”, « Bank of China”, „Agricultural Bank of China “, „China Construction Bank”, “ICBC”.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj














