Zhvillim
Sekretari amerikan i Shtetit planifikon vizitë në Ballkanin Perëndimor
Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, pritet të vizitojë Ballkanin Perëndimor gjatë këtij viti, njoftoi ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq.
Ibrahimoviq e bëri të ditur këtë lajm pas një takimi me Rubion në Bruksel, ku po mbahet takimi dyditor i ministrave të Jashtëm të NATO-s. Sipas tij, gjatë bisedës me shefin e diplomacisë amerikane, u diskutuan çështje dypalëshe dhe rajonale, si dhe rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara.
“Një bisedë e shkurtër, por përmbajtjesore për temat e tanishme dypalëshe dhe ato rajonale, të cilën e pata me sekretarin amerikan të Shtetit, Marko Rubio. Do ta vazhdojmë atë edhe në Podgoricë gjatë vizitës së tij në Mal të Zi dhe rajon, të cilën ma paralajmëroi për këtë vit,” shkroi Ibrahimoviq në rrjetin social X.
Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi konfirmoi se vizita e Rubio-s do të shërbejë për avancimin e bashkëpunimit dypalësh dhe forcimin e marrëdhënieve aleate mes dy vendeve, përcjell albinfo.ch.
Takimi i ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel ka si një nga temat kryesore diskutimin mbi rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes nga vendet anëtare. Administrata e Trump-it më parë kishte propozuar që shpenzimet minimale për mbrojtje të arrinin 5% të PBB-së, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka kërkuar që çdo aleat të zotohet për një nivel minimal prej 3.7%, shkruan REL.
Rubio u bëri thirrje vendeve anëtare të NATO-s të angazhohen për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen, duke theksuar nevojën për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse në përballje me sfidat globale të sigurisë, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










