Lajme
Fed: Tarifat mund të rrisin inflacionin dhe të ngadalësojnë rritjen ekonomike
Kryetari i Rezervës Federale të SHBA-së, Jerome Powell, ka paralajmëruar të premten se tarifat e reja të vendosura nga Presidenti Donald Trump mund të shkaktojnë rritje të inflacionit dhe papunësisë, ndërsa pritet të ngadalësojnë rritjen ekonomike të vendit.
“Tani po bëhet e qartë se rritja e tarifave do të jetë dukshëm më e madhe se sa pritej,” deklaroi Powell gjatë një fjalimi në Arlington, Virxhinia. “E njëjta gjë ka të ngjarë të ndodhë edhe me efektet ekonomike, të cilat do të përfshijnë inflacion më të lartë dhe një rritje më të ngadaltë.”
Pak para fjalimit të Powell, Presidenti Trump i bëri thirrje publikisht kryetarit të Fed-it që të ulë normat e interesit, në mënyrë që të zbusë ndikimin e tarifave. Megjithatë, Powell la të kuptohet se Rezerva Federale nuk po planifikon të ndryshojë politikën e saj monetare menjëherë, përcjell albinfo.ch.
“Detyrimi ynë është të mbajmë të ankoruara mirë pritjet afatgjata të inflacionit dhe të sigurohemi që një rritje e njëhershme e nivelit të çmimeve të mos shndërrohet në një problem të vazhdueshëm inflacioni,” tha Powell, duke nënvizuar rëndësinë e stabilitetit ekonomik, shkruan DW.
Lajmi për tarifat dhe qëndrimi i Fed-it ndikoi ndjeshëm në tregjet financiare. Indeksi DAX i Gjermanisë humbi 4.3%, CAC 40 i Francës ra me 3.7%, ndërsa Nikkei i Japonisë u ul me 2.8%. Ndërkohë, Presidenti Trump reagoi në mediat sociale me një postim provokues: “KJO ËSHTË NJË KOHË E MADHE PËR TË PASUROHET.”
Ekspertët financiarë vlerësojnë se efektet e tarifave të reja do të ndihen më fuqishëm në muajt e ardhshëm, ndërsa investitorët dhe bizneset përballen me një klimë të pasigurt ekonomike, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










