Lajme

Hapet spitali i ri për fëmijë në Lozanë

Inaugurohet spitali i ri i fëmijëve

Spitali Universitar i Vaud-it (CHUV), i dyti më i madh në Zvicër, inauguroi të enjten Spitalin e ri të Fëmijëve.

Ai bashkon shërbimet pediatrike të cilat më parë ishin shpërndarë në dy zona në qytet, përcjell albinfo.ch.

E vendosur direkt përballë ndërtesës kryesore të spitalit, kjo ndërtesë krejtësisht e re është projektuar posaçërisht për të përmbushur nevojat e fëmijëve dhe adoleshentëve (nga 0 deri në 18 vjeç) dhe familjeve të tyre.

“Spitali i Fëmijëve zë një vend strategjik në Lozanë, në zemër të kompleksit spitalor”, tha institucioni në një deklaratë për shtyp, duke shtuar se inaugurimi i tij “shënon një pikë kthese historike për kujdesin ndaj fëmijëve në Zvicrën frëngjishtfolëse, duke ofruar kujdes multidisiplinor të fundit, të përshtatur për çdo fazë të zhvillimit të një fëmije”.