Kosova
Rutte: Duhet të sigurohemi që situata në Kosovë të mbetet stabile

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka ritheksuar nevojën që autorët e sulmit në Banjskë dhe atij ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në veri të Kosovës më 2023 të mbahen përgjegjës, duke theksuar se për këtë duhet të punojë Serbia.
Gjatë një konference për media në Bruksel, Rutte theksoi rëndësinë e stabilitetit në Kosovë, duke vënë në dukje se NATO e ndjek nga afër situatën e sigurisë në rajon, transmeton albinfo.ch.
“Situatën e sigurisë në Kosovë e përcjellim nga afër dhe duhet të sigurohemi se situata, që nga viti 1999 është shumë më stabile tani, të vazhdojë. Sa i përket Banjskës dhe sulmit ndaj trupave të KFOR-it, serbët duhet të punojnë për përgjegjësi. E kemi diskutuar këtë me Vuçiqin në telefon, por edhe kur drekuam në Bruksel dy javë më parë,” deklaroi ai.
I pyetur nëse NATO ishte konsultuar paraprakisht për marrëveshjen e bashkëpunimit në mbrojtje mes Serbisë dhe Hungarisë, të nënshkruar më 1 prill, Rutte u përgjigj se Aleanca nuk ishte konsultuar në këtë çështje. Ai gjithashtu përmendi marrëveshjen e bashkëpunimit mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, duke aluduar në përpjekjet për forcimin e sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal.
Deklaratat e Rutte vijnë në një kohë kur situata e sigurisë në veri të Kosovës mbetet një çështje e ndjeshme, me thirrjet e NATO-s dhe faktorëve ndërkombëtarë për përgjegjësi dhe dialog mes palëve, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mira Murati me hapin e radhës në krijimin e “Thinking Machines Lab” Shqiptarja në prag të një revolucioni të ri në intelegjencën artificiale...
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë
-
Erdhi për pushime nga Austria, humb jetën i riu shqiptar në një aksident
-
Kur e qeshura bëhet atdhe – “Luli & Goni Lemes”, me premierë në Zvicër
-
Policia austriake zbulon shkelje të shumta në furrat e bukës me pronarë nga Ballkani
Jeta në Zvicër
-
Ndërprerjet e mëdha të rrugëve vazhdojnë pas reshjeve të mëdha të borës në disa pjesë të Zvicrës Reshjet e borës kanë përfunduar dhe një qetësi është vendosur në kantonin jugor zviceran të Valais,...
-
Qindra veta protestojnë me heshtje kundër femicidit, në Bulle
-
Avioni i ri luftarak F-35 shkakton trazira në Meiringen
-
7 shëtitjet më të mira njëditore për të bërë rreth Gjenevës
-
Lista e aeroporteve më të mira në planet për vitin 2025, ja kush kryeson