Shqipëria
Revista amerikane ‘Forbes’ e përfshin për herë të parë në listën e miliarderëve një shqiptar

Biznesmeni shqiptar Samir Mane është përfshirë për herë të parë në listën e miliarderëve të botës, sipas revistës prestigjioze amerikane “Forbes”.
Në artikullin e saj, “Forbes” ka bërë të ditur se Mane renditet si miliarderi i 2.356-të në botë, duke u bërë kështu shqiptari i parë që arrin këtë status.
Samir Mane është themeluesi dhe presidenti i Grupit “BALFIN”, një nga konglomeratet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor. Sipas revistës, “BALFIN” zotëron qendra tregtare, dyqane elektronike, biznese lodrash dhe një bankë në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Historia e suksesit të Samir Manes
“Forbes” gjithashtu ka ndarë detaje mbi rrugëtimin e Manes drejt suksesit. Ai u largua nga Shqipëria në vitin 1991, gjatë rënies së regjimit komunist, dhe u vendos në Austri si refugjat. Në vitin 1993, ai filloi të merrej me tregtinë e pajisjeve shtëpiake në Shqipëri, duke hedhur themelet e një perandorie biznesi.
Më vonë, Mane themeloi kompaninë “Neptun”, një zinxhir të njohur dyqanesh elektronike. Në vitin 2005, ai u rikthye në Shqipëri për të hapur qendrën e parë tregtare në vend, duke vijuar më tej me zgjerimin e bizneseve të tij në sektorë të ndryshëm.
Sipas “Forbes”, “BALFIN” sot zotëron pasuri të paluajtshme në SHBA, Kanada dhe Austri, si dhe parqe logjistike dhe një universitet privat në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Ja përse Armendi braktisi pagën 21.000 frangëshe dhe “ra” në 1540 sfr. në muaj Paga e tij neto u tkur praktikisht brenda natës nga mbi 20,000 franga në muaj në...
-
Ramë Dardania me ekspozitë në Galerinë MOSHEK
-
Revista prestigjioze për astronomi shkruan për Observatorin dhe Planetariumin e parë në Kosovë
-
Polici aktor, Luani, ju garanton të qeshura, “derisa të vijë policia”
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
Jeta në Zvicër
-
Kjo kompani e fluturimeve në Zvicër zgjeron vendin për bagazh dore Kabinat e saj po zgjerohen për shkak të rritjes së numrit të pasagjerëve me bagazh dore...
-
Kriza e banesave godet Alpet zvicerane
-
Numër i lartë i shtetasve të huaj janë duke punuar në pozita drejtuese në Zvicër
-
Ja përse Armendi braktisi pagën 21.000 frangëshe dhe “ra” në 1540 sfr. në muaj
-
Dhëmbët më të shëndetshëm në Zvicër