Lajme
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
Shtetasi kosovar 45-vjeçar pa adresë të përhershme në Zvicër, fillimisht është arratisur por të nesërmen është dorëzuar vetë në polici
Të premten në mbrëmje ka ndodhur një zëkë që u përshkallëzuar në goditje me thikë mes dy personave brenda një lokali në Neuchâtel. Viktima shtë dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Të premten, më 28 mars, rreth orës 23:09, qendra e thirrjeve emergjente e Kantonit të Neuchâtelit (CNU) u njoftua për një sulm me thikë në një lokal në lagjen La Rosière, transmeton albinfo.ch. Patrulla e policisë që mbërriti pas alarmit, gjeti një burrë të shtrirë në tokë para restorantit me një dëmtim të rëndë në pjesën e sipërme të trupit.
Të pranishëm të tjerë në bar kanë dhënë ndihmën e parë përpara se këtë ta merrte përsipër një mjek i urgjencës nga SMUR dhe një ambulancë nga SPS Neuchâtel, shkruan poizeinews.ch. Viktima u dërgua në spitalin RHNe Pourtalès dprej nga është liruar të nesërmen. I plagosuri është një shtetas eritrean 41 vjeç, me banim në Bergen, Neuchâtel.
Një kërkim i gjerë është nisur për gjetjen e autorit të arratisur.
Ai u dorëzua vetë në stacionin e policisë Poudrières në Neuchâtel të shtunën, më 29 mars 2025, rreth orës 08:00 dhe u arrestua atje. Bëhet fjalë për një shtetas kosovar 45-vjeçar pa adresë të përhershme në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Prokuroria publike ka kërkuar paraburgim në Gjykatën e Masave të Detyrueshme. Prezumimi i pafajësisë vlen për personin e dorëzuar.
Prokurori publik në detyrë ka hapur procedurë penale për rastin. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













