Lajme
Zvicër: 19% e pensionistëve marrin pension të reduktuar
Numri i pensionistëve të rinj me pension të reduktuar po rritet, duke prekur veçanërisht ata që kanë ndërprerje në historikun e tyre të punës për arsye si emigrimi, studimet, aksidentet apo punësimi i padeklaruar.
Sipas analizave të Federatës së Sindikatave, rreth 19% e pensionistëve të rinj kanë boshllëqe në kontributet e tyre, një shifër që është dyfishuar në 15 vitet e fundit. Kjo do të thotë se shumë persona nuk mund të sigurojnë një pension të plotë, çka ndikon ndjeshëm në të ardhurat e tyre mujore. Për çdo vit të humbur kontribute, pensioni ulet me 2.3%, duke shkaktuar një mungesë prej mbi 200 frangash në muaj për një pjesë të madhe të të prekurve, përcjell albinfo.ch.
Federata e Sindikatave propozon tre masa kryesore për të adresuar këtë problem:
Deklaratë vjetore e detyrueshme e AHV – çdo person i siguruar të marrë automatikisht një përmbledhje vjetore të kontributeve të tij;
Këshillim falas për punonjësit – krijimi i një shërbimi këshillimi që ndihmon individët të identifikojnë boshllëqet dhe të ndërmarrin veprimet e duhura;
Pagesa e kontributeve të prapambetura – mundësi më fleksibile për të mbuluar boshllëqet e krijuara jo për fajin e individit.
Disa masa po shqyrtohen tashmë nga qeveria zvicerane, duke përfshirë krijimin e një platforme digjitale për qasje më të lehtë në informacionet e pensioneve.shkruan Blick. Kjo reformë mund të jetë një hap i rëndësishëm drejt një sistemi më transparent dhe të drejtë për pensionistët e ardhshëm.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










