Fotolajmi

Çmimet e ushqimit, në nivelin më të ulët në pesë vjetët e fundit

Indeksi i çmimeve  të shportës së ushqimeve ka shënuar rënie në prill për 1.2 për qind në krahasim me muajin e mëparshëm, ose 171 pikë, nivelin më të ulët që prej qershorit 2010.
Në baza vjetore ky indeks është ulur me 19.2 për qind. Shporta e ushqimit përfshin drithëra, qumësht, produktet e qumështit, vajra bimore dhe sheqerin.

Më së shumti kanë shënuar rënie në prill çmimet e qumështit dhe produkteve të qumështit me 6.7 për qind nga muaji mars. Në FAO e interpretojnë si një fillim i favorshëm i sezonit në Bashkimin Evropian dhe heqjen e kuotave të qumështit dhe në pritje të eksporteve të forta.

Po ashtu janë liruar çmimet dhe të sheqerit dhe drithërave 1.3 për qind në krahasim me muajin e mëparshëm, si dhe vajra bimore për 1 për qind.

Në FAO kanë parashikuar vazhdimin e trendit të rënies së çmimeve, duke pasur parasysh ofertat e mëdha dhe dollarin e fortë amerikan.

“Kurset e këmbimit valutor dhe trendet makroekonomike përsëri mund të ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme në tregjet në sezonin 2015-2016,” thuhet në raport të agjencisë.

FAO ka vlerësuar gjithashtu se në vitin 2015 në botë do të prodhohen 1.5 për qind më pak drithëra në krahasim me vitin e kaluar, një total prej 2509 miliardë tonë.

Rënia e parashikuar e prodhimit është bazuar nga sipërfaqet e mbjella me misër që do të ndikojnë në reduktimin e rezervave “jashtëzakonisht të larta”.

Trendet në prodhimin e qumështit dhe produktet e qumështit parashikojnë rritjen e mëtutjeshme të prodhimit për rreth 2 për qind këtë vit, dhe një përqindje e ngjashme me rreth 1.3 për qind duhet të rritet dhe prodhimi i mishit.
Prodhimi i sheqerit megjithatë, sipas vlerësimeve nga ana e FAO-s duhet të mbetet praktikisht i pandryshuar në krahasim më 2014-ën.