Lajme
Trump kërcënon Putinin me tarifa nëse nuk arrihet marrëveshja me Ukrainën

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur zhgënjimin dhe zemërimin e tij ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, duke e kërcënuar me tarifa dytësore për naftën ruse, nëse nuk arrihet një marrëveshje për ndalimin e luftës në Ukrainë.
Sipas raportimeve, Trump i ka bërë këto komente gjatë një interviste ekskluzive me gazetaren e NBC, Kristen Welker.
“Nëse Rusia dhe unë nuk jemi në gjendje të bëjmë një marrëveshje për ndalimin e gjakderdhjes në Ukrainë, dhe nëse mendoj se ishte faji i Rusisë – që mund të mos jetë – por nëse mendoj se ishte faji i Rusisë, unë do të vendos tarifa dytësore për të gjithë naftën që del nga Rusia,” tha Trump.
Ai shtoi se një kërcënim për tarifa prej 25% mund të vihet në zbatim “në çdo moment” dhe paralajmëroi se do të fliste me Putinin gjatë javës, transmeton albinfo.ch.
“Isha shumë i zemëruar kur Putin filloi të hynte në kredibilitetin e Zelensky dhe filloi të fliste për lidershipin e ri në Ukrainë,” tha Trump, duke iu referuar presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.
Gjatë fushatës së tij presidenciale, Trump kishte premtuar se do të përpiqej të përfundonte luftën që në fillim të mandatit të tij të dytë. Deri më tani, Trump dhe Putin kanë zhvilluar dy telefonata të shpallura publikisht, me të fundit që ka ndodhur më 19 mars.
E-Diaspora
-
Vetëdorëzohet kosovari, i dyshuar për vrasjen e partneres, nënë e tre fëmijëve Pas vdekjes së dhunshme të një gruaje 32-vjeçare në Oberhausen, është arrestuar partneri i saj 47-vjeçar...
-
Tragjike në Austri: Ndërron jetë në aksident i riu nga Kosova
-
Granit Maqedonci, shqiptari që po shkëlqen si gjyqtar në elitën e futbollit suedez
-
Shërbimet Konsullore në Ambasadën e Kosovës në Austri vetëm me termin nga 21 prilli
-
Nexhat Maloku nderohet për përkushtimin 32-vjeçar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Halime Memishi emërohet zv/drejtoreshë e FRZ – Një lidere e re për të ardhmen e rajonit të Aeroportit të Cyrihut Rajoni i Aeroportit të Cyrihut (Flughafenregion Zürich – FRZ), një nga rrjetet më dinamike të zhvillimit...
-
Frangu me rekord ndaj dollarit amerikan
-
Bazel prezanton qilimin më të gjatë në historinë e Eurovisionit
-
Pse çmimet e aparateve dëgjimore mbeten kaq të larta në Zvicër?
-
Ku shkon paraja e sigurimeve shtesë në Zvicër?