Lajme
Këshilli Federal Zviceran, një nga qeveritë me moshën mesatare më të vjetër në Evropë

Me një moshë mesatare mbi 61 vjeç, Këshilli Federal i Zvicrës renditet si një nga ekzekutivet më të vjetra në Evropë. Të premten, Viola Amherd (62 vjeç) i dorëzoi detyrën Martin Pfisterit (61 vjeç), duke ruajtur kështu një moshë mesatare të lartë mes anëtarëve të qeverisë. Aktualisht, gjashtë nga shtatë ministrat janë mbi 60 vjeç, ndërsa vetëm Italia ka një qeveri më të vjetër, me një mesatare prej 62.5 vjetësh, transmeton albinfo.ch.
Në të kundërt, vendet fqinje si Franca, Gjermania dhe Austria kanë qeveri më të reja, me një moshë mesatare rreth 55 vjeç, ndërsa në vendet nordike, si Suedia dhe Danimarka, ajo zbret në rreth 45 vjeç.
Këshilli Federal nuk ka qenë gjithmonë kaq i “moshuar”. Në vitin 2012, me zgjedhjen e Alain Berset, mosha mesatare ishte 53 vjeç, një nga më të ulëtat në dekadat e fundit. Megjithatë, zgjedhja e ministrave të rinj mbetet e rrallë në Zvicër, pasi postet janë shumë të kërkuara dhe politikanët mund të qëndrojnë në detyrë për një kohë të gjatë. Përvoja shihet si një garanci besimi, veçanërisht për shkak të sistemit federal të vendit, i cili favorizon ata që kanë kaluar nivelet komunale dhe kantonale të qeverisjes.
**Disa aktorë politikë, si të Gjelbërit, kanë propozuar zgjerimin e Këshillit Federal për të inkurajuar pjesëmarrjen e të rinjve dhe diversitetin. Megjithatë, sipas politologut Sean Müller, qeveria nuk ka për detyrë të përfaqësojë me saktësi popullsinë, por të zbatojë ligjet në mënyrë efikase. Ai sugjeron se një parlament më përfaqësues mund të ndikojë në ndryshimet e ardhshme në ekzekutiv, shkruan RTS.
E-Diaspora
-
Vazhdon mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani Këshilli i arsimtarëve shqiptarë, 5 dekada në shërbim të gjuhës shqipe...
-
Leonard Ferati reagon ndaj debatit për votimin komunitar: “Është demokraci lokale, jo sistem i organizuar”
-
Çka duhet të dini para se të bleni një shtëpi në Zvicër?
-
Shkel linjën e sigurisë dhe nget makinën me patentë kosovare: Gjobitet kosovarja
-
Itali: Studentët nga universiteti “La Sapienza” bëjnë homazhe për shqiptaren e vrarë
Jeta në Zvicër
-
70% e arit në botë kalon përmes Zvicrës Zvicranët më të interesuarit për të blerë ari ...
-
Coop dhe Migros ngjiten në renditjen botërore të supermarketeve
-
ETH Cyrih refuzon të plotësojë pyetësorin e qeverisë amerikane
-
Sektori farmaceutik zviceran përballet me pasiguri pas kërcënimit të taksave të reja amerikane
-
Ky aeroport në Zvicër rrezikon mbylljen për shkak të shkurtimeve në kontrollin e trafikut ajror