CH-Ballkani
Pagesa e sigurimit kufitar irriton mërgimtarët
Çështjen e kartonit të gjelbër e ka ngritur sërish në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ministri i Diasporës, Valon Murati duke kërkuar zgjidhje të kësaj problematike para 1 korrikut.
Ai në fjalimin e tij ka thënë se çështja e Kartonit të Gjelbër është njëra prej problematikave që vazhdimisht e shtrojnë për zgjidhje bashkatdhetarët me të gjitha strukturat e tyre, duke përfshirë mësuesit, njerëzit e kulturës, studentët, biznesmenët e punëtorët, por edhe shoqatat e rrjetet e ndryshme në të cilat janë të organizuar.
“Nuk ka diçka që i irriton më shumë bashkatdhetarët tanë sesa pas udhëtimeve të gjata, kur hyjnë në atdheun e tyre, rruga duhet t’u zgjatet edhe përmes pagesës së sigurimit kufitar. Jam i vetëdijshëm që kjo situatë vjen edhe si pasojë e faktit se Kosova nuk është pjesë e OKB-së dhe si rrjedhojë vështirësohet zgjidhja përfundimtare e kësaj çështjeje”, tha minsitri kosovar i Diasporës.
Mundësia për zgjidhjen e kësaj problematike, së paku para 1 korrikut të këtij vit
“Sidoqoftë, duke qenë afër këtyre brengave, e në bashkëpunim edhe me institucione të tjera, e në këtë rast sidomos me kryetarin e Komisionit për Buxhet dhe Financa z.Naser Osmani, dhe me ekspertë të fushës, kam bërë përpjekje të identifikoj zgjidhjet e mundshme alternative. Megjithatë që procesi i gjetjes së një rruge të pranueshme për zgjidhjen e këtij problem të marrë një rrugë për zgjidhje dhe të fuqizohet, besoj se është e nevojshme përfshirje e të gjitha strukturave shtetërore me kapacitetet politike dhe profesionale, përfshirë vetë kabinetin qeveritar dhe Zyrës së Kryeministrit”, thekson më tutje Murati.
“Në funksion të saj, z. Kryeministër, rekomandoj që në afat sa më të shkurtër të trajtoni mundësinë e krijimit të një grupi pune i përbërë nga institucionet relevante, në mënyrë që urgjentisht t’i trajtojë të gjitha zgjidhjet alternative që janë identifikuar deri më tani dhe që në bashkëpunim edhe me partnerët ndërkombëtarë, e sidomos me ndihmën e Komisionit Evropian, të gjendet mundësia për zgjidhjen e kënaqshme të kësaj problematike, së paku para 1 korrikut të këtij viti”, thekson ministri Murati, i cili ka kërkuar zgjidhje të ndërmjetme para 26 dhe 27 majit, kur mbahet mbledhja vjetore e Asamblesë së Këshillit të Byrove Evropiane të Sigurimit ne Poloni.
“Një reagim yni do të mund të krijonte hapësira për zgjidhje të ndërmjetme, gjithsesi jo të plotë, por e cila do të ishte e dobishme për bashkatdhetarët tanë, por edhe për vetë ekonominë e vendit, deri sa nuk ndodh anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe rrjedhimisht krijohen kushtet për anëtarësim në Kartonin e Gjelbër, përkatësisht në Këshillin e Byrove”, tha Murati.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje