Kosova
Vrasjet e fundit në Kosovë, kërkohen hapa konkret në shtimin e sigurisë

Në tre ditët e fundit, katër persona kanë humbur jetën si pasojë e armëve të zjarrit.
Të martën, një person vdiq dhe një tjetër u plagos pas shkëmbimit të zjarrit në Prishtinë. Më 23 mars, në Vushtrri, një 19-vjeçar u qëllua për vdekje nga një bashkëmoshatar i tij, e më 24 mars, një burrë vrau një grua e pastaj edhe veten në Stanoc të Vushtrrisë.
Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se institucionet e shtetit duhet të veprojnë me urgjencë.
“Një ndjenjë frike dhe pasigurie ka zënë rrënjë në shoqëri, duke e bërë jetën e qytetarëve të rënduar nga ankthi dhe droja për të nesërmen. Askush nuk duhet të jetojë me frikën se një armë e jashtëligjshme mund t’ia marrë jetën në çdo moment, në rrugë, në shtëpi apo në vendin e punës. Nuk mund ta normalizojmë këtë gjendje – nuk guxojmë. Nuk mund të heshtim. Shteti duhet të zgjohet. Institucionet duhet të veprojnë me urgjencë. Kontroll më i rreptë i armëve, forcim i rendit dhe drejtësi e pakompromis – këto nuk janë thjesht politika, por çështje jete dhe vdekjeje”, ka shkruar ai në Facebook.
Tutje, Krasniqi ka thënë se PDK-ja zotohet që në legjislaturën e re do të iniciojë ndryshimin e Kodit Penal për ashpërsimin e dënimeve për armëmbajtje pa leje.
E kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se dora e shtetit duhet të ndihet në sigurimin e rendit dhe qetësisë.
“Kjo sjellje në masë është reflektim i institucioneve kryesore të shtetit, të cilët të parët nuk respektojnë rend, ligj e prokurori, duke i ‘trimëruar’ kriminelët të të gjitha natyrave përmes amnistimit të sjelljes kriminale të shefit të shtetit. Ky është efekti zinxhiror i sjelljes banditeske nga i pari; Kosovën po e kthen në një shtet ku jeta dhe mirëqenia e qytetarëve janë jashtë kontrollit”, ka thënë kreu i AAK-së.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Numri i lartë i shkollave shqipe dhe nxënësve në Gjermani Aktualisht, në shumë qytete të Gjermanisë funksionojnë qindra shkolla shqipe, ku mësojnë mijëra nxënës shqiptarë, sipas...
-
Vazhdon mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani
-
Studentët shqiptarë të Universitetit të Muzikës në Vjenë mirëpriten nga Fate Velaj
-
Leonard Ferati reagon ndaj debatit për votimin komunitar: “Është demokraci lokale, jo sistem i organizuar”
-
Çka duhet të dini para se të bleni një shtëpi në Zvicër?
Jeta në Zvicër
-
Çfarë mund të bëni nëse kërkesa juaj për shtetësinë zvicerane refuzohet? Shumë shpesh, natyralizimi është një procedurë e gjatë dhe komplekse. Dhe ndonjëherë shpresat e një aplikanti...
-
Francezi që ju mohua shtetësia zvicerane për kositjen e barit, fitoi rastin në gjykatë
-
Vendimi i Gjykatës Federale: Telefonat mund të kontrollohen edhe nëse përmbajnë foto nudo
-
Plani i ri për pushim të zgjatur prindëror në Zvicër
-
70% e arit në botë kalon përmes Zvicrës