Fotolajmi
Me “kamp protestash” kundër dëbimit të kosovarëve
Nga mëngjesi i të martës është ngritur një "qytet" i vogël tendash. Janë rreth 150 demonstrues të cilët duan të japin një "shenjë të dukshme" kundër dëbimit
Në afërsi të qendrës së azilit në Münster ku janë të vendosur rreth 70 azilkërkues nga Kosova, një grup demonstruesish kanë ngritur një kamp për të protestuar. Ata kërkojnë “qëndrim të përhershëm” për refugjatët nga Kosova.
Nga mëngjesi i të martës në këtë ambient është ngritur një “qytet” i vogël tendash. Janë rreth 150 demonstrues të cilët përmes këtij kampi duan të japin një “shenjë të dukshme” kundër dëbimit që i kanos azilkërkuesit kosovarë.
Siç dihet, për kosovarët aplikohet një procedurë e shpejtuar e azilit ndërsa më pak se 1 për qind e kërkesave të tyre marrin përgjigje pozitive.
Javën e kaluar kosovarët ishte paraparë të barteshin në një vendqëndrim tjetër, gjë që shikohej si parapërgatitje për t`i dëbuar. Nga kjo kohë janë zhvilluar disa protesta paqësore në mbështetje të tyre.
Qeveria e qarkut me seli në Arnsberg, kompetente për dëbim, e ndikuar nga protestat, e kishte shtyrë zhvendosjen e kosovarëve, shkruan Westfälische Nachrichten. Por, sipas informatave të protestuesve, qysh në mëngjesin e sotëm (e mërkurë) një grup i parë do të transportohet në Oerlinghausen prej nga pastaj do të dëbohet në Kosovë.
Një zëdhënës i qeverisë e ka konformuar pjesërisht këtë informatë. “Azilkërkuesit që të mërkurën do të paraqiten për të shkuar nga Münsteri në Oerlinghausen, e bëjnë këtë vullnetarisht dhe nuk dëbohen”.
Demonstruesit nga kampi i përmendur gjatë gjithë ditës së të martës kanë frekuentuar hyrjen e vendqëndrimit të azilkërkuesve, transmeton albinfo.ch. Me këtë rast ata me transparentet e tyre kanë kërkuar “Solidaritet, një procedurë korrekte azili dhe një të drejtë të përgjithshme qëndrimi”.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












