Sporte Luftarake
Lorian Musa – brenda një jave, dy herë i artë!
Loriani, jo vetëm që fiton vendin e parë por ndeshjet e tij ishin spektakolare duke mos lënë kundërshtarët të shënojnë asnjë pikë kundër tij

14 vjeçari nga Kantoni Valis, me prejardhje nga Mitrovica fiton dy podiume të ndryshme brenda një jave. Të parin, në kampionatin internacional në Basel Open Master de Bâle medaljen e artë dhe tjetrin SKL (Suisse karaté ligue) në Bonstetten, Cyrih të Zvicrës po ashtu triumfon në vendin e parë në kategorinë e tij, shkruan albinfo.ch.
Loriani, jo vetëm që fiton vendin e parë por ndeshjet e tij ishin spektakolare duke mos lënë kundërshtarët të shënojnë asnjë pikë kundër tij.
Lorian Musa, talenti i artit marcial në ndeshjen e radhës pritet të jetë në Youth ligue më 5 prill 2025 në Guadalajara të Spanjës, në kategorinë U16 -57kg.
Loriani për çdo sukses të tij u është mirënjohës atyre që rrugëtimin e tij e bëjnë të suksesshëm, trajnerëve të tij: Olivier Knupfer, Iliana Bartolota, Swan Lorenz por edhe vëllait të tij, Lorik Musa si dhe mbarë ekipit nacional të karatesë në Zvicër.
E-Diaspora
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih Besimtarët myslimanë shqiptarë kanë falur namazin e Fitër Bajramin në Sallën e Sporteve në Kloten, afër...
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
Jeta në Zvicër
-
Pakti i migracionit i BE-së kundërshtohet nga e majta dhe e djathta e Zvicrës Parlamenti do të votojë nëse do të miratojë paktin këtë verë përpara se vendimi të kalojë...
-
Referendumi për të frenuar lobimin politik në Zvicër
-
Demokracia në Zvicër: Pjesëmarrje e ulët në votime – a është kjo demokratike?
-
Trotinetët elektrikë të lirë nuk janë gjithmonë të cilësisë së mirë, paralajmërojnë ekspertët
-
Zvicër: Ku të gjeni karburantin më të lirë