Lajme
Xhevrie Osmani i prin garës për ekzekutivin e Meyrin-it, pritet fitore në balotazh
Ajo do të garojë edhe në raundin e dytë. Krahas saj janë tre kandidatë të tjerë por Osmani ka përparësi të dukshme në numrin e votave.

Krahas garës për Këshillin Bashkiak (kuvendin ose asamblenë), në Kantonin e Gjenevës, të dielën, më 23 mars janë mbajtur edhe zgjedhjet për ekzekutivin e komunave përkatëse.
Në këto gara ka marrë pjesë edhe politikania e re me rrënjë shqiptare, Xhevrie Osmani, e cila si përfaqësuese e PS dhe Verte (Paria e Gjelbër) ka dalë e para, shkruan albinfo.ch. Duke mos arritur fitoren absolute, ajo do të garojë edhe në raundin e dytë. Krahas saj janë tre kandidatë të tjerë por Osmani ka përparësi të dukshme në numrin e votave.
Duhet theksuar me këtë rast se, ndryshe nga kandidimi për një vend në këshillat bashkiakë, ku numri i kandidatëve shqiptarë është relativisht i lartë, kur bëhet fjalë për vendet në ekzekutiv, ky numër është fare simbolik, në gjithë Zvicrën. Për këtë arsye rezultati i arritur nga Xhevrie Osmanit ka “peshë specifike” dukshëm më të lartë.
Përfaqësuesja rozë-gjelbër (PS – Verte) Xhevrie Osmani kryeson me lehtësi raundin e parë të zgjedhjeve për Këshillin Administrativ të komunës Meyrin, të Kantonit të Gjenevës, shkruan SDA/ATS. Deputetja lokale pasohet nga centristi Laurent Tremblet, kandidat në largim. Kandidati i Gjelbër Damien Boccard e mbetet në pozitën e tretë përcjell albinfo.ch.
Treshja ka një epërsi të konsiderueshme ndaj kandidatit të vendit të katërt, Marco Guetanino nga lëvizja MCG.
Në nivel të Këshillit Komunal (asamblesë) Partia e re Liri dhe Drejtësi Sociale (LJS) ka hyrë në Këshillin Bashkiak, me 3 mandate ndërsa ocialistët, grupi dominues në komunë, kanë humbur dy mandate.
Aleanca mes Qendrës dhe Liberalëve të Gjelbër ka fituar 5 mandate. MCG përparon me 2 vende, UDC ruan 5 vendet e saj, ndërsa PLR humbet një vend.
Meyrin është komuna e katërt më e populluar në kanton, me 27,000 banorë.
E-Diaspora
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih Besimtarët myslimanë shqiptarë kanë falur namazin e Fitër Bajramin në Sallën e Sporteve në Kloten, afër...
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
Jeta në Zvicër
-
Pakti i migracionit i BE-së kundërshtohet nga e majta dhe e djathta e Zvicrës Parlamenti do të votojë nëse do të miratojë paktin këtë verë përpara se vendimi të kalojë...
-
Referendumi për të frenuar lobimin politik në Zvicër
-
Demokracia në Zvicër: Pjesëmarrje e ulët në votime – a është kjo demokratike?
-
Trotinetët elektrikë të lirë nuk janë gjithmonë të cilësisë së mirë, paralajmërojnë ekspertët
-
Zvicër: Ku të gjeni karburantin më të lirë