Lajme
Kriminaliteti në Vaud: Rritet dhuna në familje dhe mashtrimet digjitale
Dhuna në familje ka shënuar një rritje prej 11.7% me afro 4,000 raste të raportuara ndërsa Kriminaliteti digjital, me 5,013 raste, është rritur me pothuajse 40%

Më 24 mars 2025, autoritetet e Kantonit të Vaudit prezantuan bilancin vjetor të kriminalitetit për vitin 2024. Të dhënat tregojnë një rritje prej 16.7% të numrit të përgjithshëm të shkeljeve ligjore krahasuar me vitin paraprak.
Në total, janë regjistruar 72,762 shkelje, shumica sipas Kodit Penal.
Tri fusha janë identifikuar si më shqetësuese dhe kërkojnë veprime të synuara: – Dhuna në familje, e cila ka shënuar një rritje prej 11.7% me afro 4,000 raste të raportuara. – Kriminaliteti digjital, me 5,013 raste, është rritur me pothuajse 40%, kryesisht mashtrime online dhe përdorim i paligjshëm i të dhënave. – Trafiku i drogës në rrugë, me një rritje të ndjeshme, veçanërisht në qytetet kryesore si Lozana, Vevey dhe Yverdon-les-Bains.
Pavarësisht kësaj rritjeje, autoritetet theksojnë se kriminaliteti në kanton ka rënë ndjeshëm krahasuar me vitin 2012, ndërsa popullsia ka vijuar të rritet.
Policia kantonale dhe bashkiake do të intensifikojnë masat parandaluese, ndërsa fokusi do të jetë gjithashtu në përmirësimin e mbështetjes për viktimat dhe rritjen e prezencës policore në terren.
(Z. B.)
E-Diaspora
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih Besimtarët myslimanë shqiptarë kanë falur namazin e Fitër Bajramin në Sallën e Sporteve në Kloten, afër...
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
Jeta në Zvicër
-
Referendumi për të frenuar lobimin politik në Zvicër Aktualisht, zyrtarëve të zgjedhur u kërkohet të votojnë në mënyrë të pavarur - pa udhëzime nga...
-
Demokracia në Zvicër: Pjesëmarrje e ulët në votime – a është kjo demokratike?
-
Trotinetët elektrikë të lirë nuk janë gjithmonë të cilësisë së mirë, paralajmërojnë ekspertët
-
Zvicër: Ku të gjeni karburantin më të lirë
-
Zvicra përpiqet ta bëjë ushtrinë më atraktive për vajzat e reja