Lajme
Blerina Kastrati zgjidhet asambleiste në Komunën Carouge të Gjenevës
"Asnjëherë nuk do ta kisha imagjinuar që, kur shkela për herë të parë në Zvicër, një ditë do të zgjidhesha në Këshillin Komunal të këtij qyteti të mrekullueshëm"

Sot janë mbajtur zgjedhjet për asambletë komunale të komunave të Kantonit dhe Shtetit të Gjenevës. Në këto zgjedhje kanë garuar edhe një numër i konsiderueshëm i kandidatëve me rrënjë shqiptare, të shpërndarë në parti të ndryshme.
Albinfo.ch e ka mbuluar këtë pjesëmarrje, duke publikuar portrete dhe intervista të një numri syresh. Tani, kur votat janë numëruar, ne morëm lajmin e gëzuar për suksesin e Blerina Kastratit, kandidate e PS, e cila sapo njoftoi në mediat sociale se është zgjedhur në Asamblenë Komunale të komunës Carouge.
Blerina është 39 vjeçe, e lindur në Gjakovë, ndërsa prej shumë vitesh jeton në Zvicër, Gjenevë.
Në vazhdim, teksti i plotë me të cilin asambleistja e re falënderon votuesit e saj:
“Sonte, jam thellësisht e emocionuar. Asnjëherë nuk do ta kisha imagjinuar që, kur shkela për herë të parë në Zvicër, një ditë do të zgjidhesha në Këshillin Komunal të këtij qyteti të mrekullueshëm, Carouge (komunë në Kantonin dhe Shtetin e Gjenevës).
Ky sukses nuk është thjesht çështje votash. Ai përfaqëson historinë time, rrugëtimin tim, çdo sprovë që kam kaluar, çdo pengesë që kam kapërcyer dhe çdo moment kur nuk jam dorëzuar. Kam ardhur në këtë vend me ëndrra dhe shpresë, dhe sot, më shumë se kurrë, ndiej se e gjithë kjo kishte një kuptim.
Ky sukses do të mbetet përgjithmonë i gdhendur në zemrën dhe mendjen time. Por, mbi të gjitha, nuk është një fund, por një fillim i ri. Angazhohem të punoj për ju, për Carouge, me përkushtim, punë dhe dashuri.
Faleminderim i madh për të gjithë ata që kanë besuar në mua, që më kanë mbështetur dhe që kanë votuar për mua. Sonte festojmë. Nesër, nisim punën me vendosmëri dhe përulësi, për një qytet edhe më dinamik, solidar dhe pranë qytetarëve të tij.
Nga zemra, një falënderim i madh për besimin tuaj!”
E-Diaspora
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut Që nga dita e parë, nxënësve iu shpërndanë librat shkollorë, dhuratë nga Ministritë e Arsimit, të...
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
-
Tri klube të Ligës Premier monitorojnë Ardon Jasharin
-
Komuniteti mysliman shqiptar në Zvicër uron festën e Fitër Bajramit
-
Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej
Jeta në Zvicër
-
Vinçi më i madh i Zvicrës po përdoret për rinovimin e urës Për restaurimin e këtij monumenti industrial po rinovohen individualisht tre elementë urë. Edhe ndërtimi i saj...
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Zvicër: Kërkohet që dyqanet e vetë-shërbimit të lejohen të qëndrojnë gjithmonë të hapura
-
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër nga prilli?
-
Një në 22 makina në Zvicër është elektrike