Kosova
Gjyqtarja kosovare Remzije Istrefi – Peci fiton çmimin ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Profesoresha e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe njëherazi gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Remzije Istrefi-Peci, ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm, duke fituar çmimin prestigjioz për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Ky çmim u nda në Samitin Global mbi Kushtetutshmërinë, i organizuar nga Universiteti i Teksasit në Austin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky çmim e nderon kontributin e jashtëzakonshëm të saj në fushën e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së demokracisë, duke e bërë atë një figurë të njohur dhe të respektuar ndërkombëtarisht, shkruan albinfo.ch.
Me përkushtimin e saj ndaj parimeve të drejtësisë dhe të drejtave themelore të njeriut, ajo ka shërbyer si një model për shumë gra shqiptare dhe është një frymëzim për vajzat e reja që synojnë të arrijnë majat në fushën e ligjit dhe drejtësisë.
E-Diaspora
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut Që nga dita e parë, nxënësve iu shpërndanë librat shkollorë, dhuratë nga Ministritë e Arsimit, të...
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
-
Tri klube të Ligës Premier monitorojnë Ardon Jasharin
-
Komuniteti mysliman shqiptar në Zvicër uron festën e Fitër Bajramit
-
Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej
Jeta në Zvicër
-
Vinçi më i madh i Zvicrës po përdoret për rinovimin e urës Për restaurimin e këtij monumenti industrial po rinovohen individualisht tre elementë urë. Edhe ndërtimi i saj...
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Zvicër: Kërkohet që dyqanet e vetë-shërbimit të lejohen të qëndrojnë gjithmonë të hapura
-
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër nga prilli?
-
Një në 22 makina në Zvicër është elektrike