Kosova
Kosovë: Prindërve u bëhet thirrje për të vaksinuar fëmijët kundër fruthit

Pasi janë regjistruar disa raste të fruthit në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) thekson se vaksina mbetet mënyra më e sigurt për parandalimin e kësaj sëmundjeje. IKSHPK ka bërë thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit, shytave dhe rubeolës (vaksina MMR).
Pavarësisht se nga viti 2018 nuk ka pasur raste të fruthit, këtë vit janë regjistruar disa raste të prekura. Nga janari deri tani, janë raportuar pesë raste – dy në janar dhe tre në mars. Faik Hoti nga IKSHPK ka apeluar që prindërit të vaksinojnë fëmijët e tyre me vaksinën MMR, duke theksuar se fruthi është një sëmundje ngjitëse që mund të shkaktojë komplikime serioze te fëmijët, transmeton albinfo.ch.
Nga Qendra e Mjekësisë Familjare nr. V në Dardani thonë se nuk kanë pasur raste të fruthit, por doktoresha Hamide Morina apelon që prindërit të vaksinojnë fëmijët pa hezitim. IKSHPK ka njoftuar se fëmijët që nuk kanë marrë vaksinën sipas kalendarit të rregullt mund të vaksinohen në çdo kohë, duke siguruar që të marrin të dy dozat e vaksinës.
Prindërit inkurajohen të mos vonojnë vaksinimin, pasi ai mbetet mënyra më efikase për të mbrojtur fëmijët nga fruthi.
E-Diaspora
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut Që nga dita e parë, nxënësve iu shpërndanë librat shkollorë, dhuratë nga Ministritë e Arsimit, të...
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
-
Tri klube të Ligës Premier monitorojnë Ardon Jasharin
-
Komuniteti mysliman shqiptar në Zvicër uron festën e Fitër Bajramit
-
Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej
Jeta në Zvicër
-
Vinçi më i madh i Zvicrës po përdoret për rinovimin e urës Për restaurimin e këtij monumenti industrial po rinovohen individualisht tre elementë urë. Edhe ndërtimi i saj...
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Zvicër: Kërkohet që dyqanet e vetë-shërbimit të lejohen të qëndrojnë gjithmonë të hapura
-
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër nga prilli?
-
Një në 22 makina në Zvicër është elektrike