Futboll
Ekipi që synon ta marrë sulmuesin e kuqezinjve, Armando Brojën

Armando Broja vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes, pavarësisht problemeve me dëmtimet gjatë periudhave te Chelsea, Fulham dhe Everton.
Sipas medias spanjolle Fichajes, Celta Vigo po e ndjek me vëmendje sulmuesin kuqezi dhe e sheh atë si një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv. Spanjollët vlerësojnë shpejtësinë dhe forcën fizike të Brojës, duke besuar se ai mund të bëhet titullar i padiskutueshëm në skuadër, transmeton albinfo.ch.
Celta pritet të bëjë një lëvizje konkrete gjatë verës, pasi Broja pritet të rikthehet te Chelsea në përfundim të huazimit, me shumë gjasa pa qëndruar më gjatë te Everton. Nga ana tjetër, vetë sulmuesi ka shprehur dëshirën për të vijuar karrierën në Premier League, ndonëse interes për të ka pasur edhe nga Serie A.
E-Diaspora
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut Që nga dita e parë, nxënësve iu shpërndanë librat shkollorë, dhuratë nga Ministritë e Arsimit, të...
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
-
Tri klube të Ligës Premier monitorojnë Ardon Jasharin
-
Komuniteti mysliman shqiptar në Zvicër uron festën e Fitër Bajramit
-
Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej
Jeta në Zvicër
-
Vinçi më i madh i Zvicrës po përdoret për rinovimin e urës Për restaurimin e këtij monumenti industrial po rinovohen individualisht tre elementë urë. Edhe ndërtimi i saj...
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Zvicër: Kërkohet që dyqanet e vetë-shërbimit të lejohen të qëndrojnë gjithmonë të hapura
-
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër nga prilli?
-
Një në 22 makina në Zvicër është elektrike