Lajme
Rasti i pazakontë: Vodhi vathë me diamant prej mbi 700 mijë euro dhe i gëlltiti për t’i fshehur

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Orlando, SHBA, ku një 32-vjeçar tentoi të shpëtonte nga drejtësia duke gëlltitur bizhuteri të çmuara. Jaythan Gilder akuzohet se vodhi dy palë vathë diamanti nga dyqani luksoz Tiffany & Co., me një vlerë totale prej 769.500 dollarësh, dhe më pas i gëlltiti për t’i fshehur.
Ngjarja ndodhi më 26 shkurt, kur Gilder u paraqit në një prej dyqaneve të njohura të markës në Orlando, duke u shtirur si asistent i një lojtari të NBA-së. Ai arriti të fitonte besimin e punonjësve për t’i parë bizhuteritë në një dhomë VIP dhe, më pas, duke përfituar nga një moment shpërqendrimi, u largua me vrap me vathët e çmuar në duar, transmeton albinfo.ch.
Pak më vonë, policia arriti ta arrestonte, por përpara tyre ndodhi një tjetër e papritur: Gilder u pa duke gëlltitur sendet që dyshohej se ishin pikërisht vathët e vjedhur. Madje, gjatë qëndrimit në qendrat e paraburgimit, ai me ironi pyeti stafin: “A do të më akuzoni për atë që kam në stomak?”
Hetuesit e dërguan Gilder në spital, ku ai u mbajt nën mbikëqyrje për rreth dy javë, derisa sendet e vjedhura dolën nga organizmi i tij. Më 12 mars, policia bëri të ditur se të katër vathët ishin rikuperuar dhe, pas verifikimeve, u konfirmua se numrat serialë përputheshin me ato të raportuara si të vjedhura.
Aktualisht, Gilder ndodhet në burgun e Orange County dhe përballet me akuza të rënda për grabitje të armatosur dhe vjedhje të rëndë.
E-Diaspora
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut Që nga dita e parë, nxënësve iu shpërndanë librat shkollorë, dhuratë nga Ministritë e Arsimit, të...
-
Promovim libri nga studentët shqiptarë të Gjenevës dhe KSHGJ
-
Tri klube të Ligës Premier monitorojnë Ardon Jasharin
-
Komuniteti mysliman shqiptar në Zvicër uron festën e Fitër Bajramit
-
Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej
Jeta në Zvicër
-
Vinçi më i madh i Zvicrës po përdoret për rinovimin e urës Për restaurimin e këtij monumenti industrial po rinovohen individualisht tre elementë urë. Edhe ndërtimi i saj...
-
Hap dyert pika e re shkollore në Arbon të Kantonit të Thurgaut
-
Zvicër: Kërkohet që dyqanet e vetë-shërbimit të lejohen të qëndrojnë gjithmonë të hapura
-
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër nga prilli?
-
Një në 22 makina në Zvicër është elektrike