Kosova
Ish-ambasadori holandez: Serbia nuk zbaton marrëveshjet, Kosova nuk duhet të lëshojë pe

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka deklaruar se nuk ka arsye për kompromis për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Sipas tij, është e çuditshme që t’i kërkohet Kosovës të bëjë hapa, ndërkohë që Serbia nuk zbaton marrëveshjet.
“Nuk ka arsye për kompromis për Asociacionin. Së pari, Serbia duhet të dorëzojë diçka konkrete, ose të ketë një marrëveshje të detyrueshme, ku të përcaktohet qartë ‘nëse bëni këtë, ne do të bëjmë atë’. Por aktualisht është çështja e tillë që duhet të bëni diçka së pari dhe të shpresoni që pala tjetër mund të bëjë gjithashtu diçka, gjë që është e çuditshme,” ka thënë ai për KP.
Ai ka thënë se përmirësimi i marrëdhënieve me Serbinë do të jetë sfidë për cilindo që do ta drejtojë ekzekutivin.
“Sfida kryesore për një qeveri të re, cilado qoftë ajo – që ende nuk e dimë – sigurisht është përmirësimi i marrëdhënieve me Serbinë. Ky është problemi kryesor, të paktën në sytë e ndërkombëtarëve. Me qeverinë e re në Shtetet e Bashkuara, kjo është edhe më e rëndësishme, sepse duket se qeveria e re në SHBA do të jetë më miqësore ndaj Serbisë. Qeveria e re në SHBA nuk duket e interesuar për demokracinë, por më shumë për liderët autoritarë, të cilët mund të bëjnë çfarë të duan dhe të injorojnë vullnetin e popullit, ashtu siç po ndodh në Serbi në një mënyrë ekstreme, ku, siç e dinë të gjithë, po ndodhin protesta dhe, sigurisht, qeverisë nuk i intereson. Atyre ndoshta u intereson, por nuk reagojnë në mënyrë pozitive. Ky është një problem edhe për Kosovën, sepse nëse ata preferojnë regjime si ai i Vuçiqit në Serbi, kjo do të jetë negative për Kosovën,” ka deklaruar ai, transmeton albinfo.ch.
Bosch ka folur edhe për masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, për të cilat thotë se duhet hequr menjëherë.
“Masat evropiane ndaj Kosovës duhet të hiqen menjëherë, sepse ato nuk është dashur të vendoseshin që në fillim. Nuk ka asnjë arsye për to. Arsyeja e pretenduar është moszbatimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por Serbia nuk ka zbatuar asgjë. Pse duhet që ju të ndëshkoheni për këtë? Dhe ata dëshirojnë që ju ta bëni hapin e parë. Dhe, sigurisht, Serbia nuk do të japë asgjë në këmbim. Prandaj, Serbia duhet të bëjë disa hapa të parë, pastaj ndoshta mund të bëni ju,” thotë ai.
Derisa përmend situatën në Serbi, ku presidenti serb Aleksandar Vuçiq po përballet me protesta masive, Bosch thotë se ai mund të përpiqet të krijojë probleme diku tjetër në mënyrë që të shpërqendrojë vëmendjen nga ngjarjet në Beograd.
“Prandaj, vigjilenca është shumë e rëndësishme, por edhe KFOR-i duket se është mjaft vigjilent,” thotë ish-diplomati holandez në një intervistë nga Haga.
E-Diaspora
-
Kosovari plagos tre persona në sulmin në Wetzikon Burri ka sulmuar një grua 36-vjeçare kosovare (që dyshohet se është gruaja e tij) dhe një...
-
Kosovari akuzohet për vjedhje të makinerive me vlerë 280.000 franga
-
Poloni: Ansambli ‘Shota’ përfaqëson Kosovën në festivalin ndërkombëtar të folklorit
-
Dea Kamberi shpallet ‘Distinguished Young Woman of Massachusetts’, e para studente nga Worcester-i me këtë titull
-
Kosova në Panairin e Librit në Leipzig
Jeta në Zvicër
-
Ambasadori zviceran bën thirrje për më shumë stërvitje me NATO-n Ambasadori zviceran në Belgjikë dhe NATO, Jacques Pitteloud, ka bërë thirrje që Zvicra të marrë pjesë...
-
Kompania ajrore zvicerane vendos rekord me aeroplanët më të gjatë
-
Numri i zviceranëve në mbarë botën u rrit me 1.6% në 2024-ën
-
Graffiti gjigant i “FCZ” në Lindenhof të Cyrihut shkakton zemërim
-
Komisioni parlamentar: Të lejohen barnat qetësuese gjatë dëbimit të azilkërkuesve