Kosova
NATO deklarohet për aleancën ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci

NATO nuk kishte asnjë rol në procesin e konsultimit në lidhje me Deklaratën për Forcimin e Bashkëpunimit Mbrojtës, e cila u nënshkrua pak ditë më parë mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, përcjell albinfo.ch.
Kështu ka thënë për të përditshmen malazeze “Vijesti” një zyrtar i NATO-s, i cili nuk deshi të identifikohej me emër, duke iu përgjigjur pyetjes se si e sheh marrëveshjen Aleanca Veriatlantike, anëtare të së cilës janë Shqipëria dhe Kroacia, dhe nëse nënshkrimi i dokumentit tregon për dobësim të besimit në Aleancë.
Një zyrtar i paidentifikuar tha se deklarata përfaqëson një marrëveshje trepalëshe midis Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.
“Ne jemi të njohur me të, por NATO si organizatë nuk është pjesëmarrëse në të, prandaj nuk ka pasur asnjë rol në procesin e konsultimit. Për çdo koment shtesë lidhur me këtë, ju drejtoj te institucionet në Kosovë, si dhe te autoritetet e Shqipërisë dhe Kroacisë”, tha zyrtari i NATO-s.
Ky zyrtar thekson se Shqipëria dhe Kroacia kanë kontribuar për stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor për shumë vite, duke përfshirë edhe angazhimin e tyre në kuadër të misionit të NATO-s KFOR në Kosovë.
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan marrëveshjen më 18 mars në Tiranë, gjatë një vizite të ministrit Ejup Maqedonci dhe atij kroat të Mbrojtjes, Ivan Anushiq. Deklarata, siç u tha nga ministritë përkatëse të Mbrojtjes, thekson rëndësinë e “një përgjigjeje të përbashkët ndaj sfidave të sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera që mund të rrezikojnë stabilitetin e rajonit”.
E-Diaspora
-
Kosovari plagos tre persona në sulmin në Wetzikon Burri ka sulmuar një grua 36-vjeçare kosovare (që dyshohet se është gruaja e tij) dhe një...
-
Kosovari akuzohet për vjedhje të makinerive me vlerë 280.000 franga
-
Poloni: Ansambli ‘Shota’ përfaqëson Kosovën në festivalin ndërkombëtar të folklorit
-
Dea Kamberi shpallet ‘Distinguished Young Woman of Massachusetts’, e para studente nga Worcester-i me këtë titull
-
Kosova në Panairin e Librit në Leipzig
Jeta në Zvicër
-
Zvicra shqyrton riaktivizimin e fortifikimeve të braktisura Ushtria zvicerane po shqyrton rikthimin në funksion të fortifikimeve të braktisura të periudhës së Luftës së...
-
Kompanitë zvicerane po i kthejnë punëtorët për të punuar nga zyra
-
Projektet pilot lehtësojnë aksesin në arsimin e lartë për refugjatët
-
Shumica e zviceranëve jashtë vendit kanë dy ose më shumë pasaporta
-
25-vjeçari i vrarë në front përkrah forcave ukrainase është nga Lozana