Kosova
Ministrja e Jashtme e Austrisë: Dialogu Kosovë-Serbi, çelësi për rrugën drejt BE-së

Së fundmi, ministrja e Jashtme e Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun Kosovë – Serbi dhe të ecin përpara me normalizimin e marrëdhënieve, përcjell albinfo.ch.
Në një postim në platformën X, ajo ka bërë të ditur se ka zhvilluar biseda me dy zyrtarë të lartë: Donika Gërvallën, ministre për Punët e Jashtme të Kosovës, dhe Marko Gjuriqin, ministrin e Jashtëm serb.
Gjatë bisedës me Gërvallën, ajo ka theksuar mbështetjen e Austrisë për Kosovën dhe perspektivën e saj për në Bashkimin Evropian.
Ministrja austriake ka theksuar se është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe të ecin përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve, pasi kjo është çelësi për rrugën e tyre drejt BE-së.
Në bisedën e saj me Gjuriqin, ajo ka shprehur mbështetje për rrugën e Serbisë drejt BE-së dhe ka theksuar se Austria do të vazhdojë të mbështesë Serbinë në reformat e nevojshme për anëtarësimin në BE.
Ajo ka theksuar gjithashtu rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe nxitjen e një dialogu të vërtetë për të kapërcyer ndarjet në shoqëri.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Xhevrie Osmani i prin garës për ekzekutivin e Meyrin-it, pritet fitore në balotazh Ajo do të garojë edhe në raundin e dytë. Krahas saj janë tre kandidatë të tjerë...
-
Valton Halimi siguron mandatin për asamble në komunën e Gleisdorfit
-
Armend Mustafa thyen tabunë zvicerane për të mos treguar lartësinë e pagës
-
Nga Prishtina në Gjenevë: Romani i Apollonit flet frëngjisht
-
Ilir Kurti zgjidhet deputet në qytetin e Gjenevës
Jeta në Zvicër
-
A po përjeton Zvicra një rilindje të tramvajit? Dikur thuajse çdo qytet i madh zviceran kishte rrjetin e tij të tramvajeve: Winterthuri, Lucerni, Schaffhauseni,...
-
Pas një viti rekord, hotelet zvicerane përballen me rënie të lehtë në shkurt
-
Bojkoti i produkteve amerikane fiton terren në Zvicër dhe Evropë
-
Politikani nga Gjeneva arrestohet nën dyshimin për trafik droge
-
Kriminaliteti në Vaud: Rritet dhuna në familje dhe mashtrimet digjitale