Kosova
16 turistë belgë festojnë ditëlindjen në Gjirokastër sipas traditave shqiptare

E çuditshme dhe interesante: një grup turistësh nga Belgjika kanë gjetur një mënyrë sa të veçantë, aq edhe origjinale për t’i uruar ditëlindjen një miku të tyre, përcjell albinfo.ch.
Të 16 pjesëtarët e grupit udhëtuan drejt Gjirokastrës dhe, të veshur me kostume popullore shqiptare, festuan përgjatë rrugëve të kalldrëmta. Disa prej turistëve belgë e vizitonin për të disatën herë qytetin e gurtë, duke vlerësuar natyrën e bukur dhe mikpritjen e banorëve.
“Unë e dashuroj kulturën dhe traditën shqiptare. Patëm ditëlindjen e një miku tonë dhe menduam që ta festonim këtu, në këtë qytet të bukur.”
“Ne kemi ardhur këtu si turistë. Një miku ynë ka ditëlindjen dhe menduam të vinim si grup për ta kaluar dhe festuar këtu, në Shqipëri. Moti është i qëndrueshëm, natyra e bukur – kështu që po ia kalojmë shumë mirë.”
Të tjera nga Kosova

Kosovë: Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, raportohet për 1 të plagosur
- Nënshkruhet memorandumi ndërshtetëror Shqipëri–Kosovë dhe Zvicër–Lihtenstein në Prishtinë
- Dy muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes me EFTA-n, mbi 7.1 milionë euro eksporti ‘Made in Kosova’ drejt vendeve anëtare
- Clark: Serbia do të duhet ta njohë Kosovën dhe bashkëpunimi ekonomik do të jetë i pashmangshëm
E-Diaspora
-
Austri: Arrestohet shqiptari 20-vjeçar me dy patenta shoferi false Te shtetasi shqiptar është gjetur një patentë shoferi e Shqipërisë, totalisht e falsifikuar dhe një tjetër,...
-
Arrestohet shqiptarja, ka rrëmbyer fëmijën e saj nga ish bashkëshorti
-
Blina Kurti fitoi tri medalje në Kampionatin e Xhudos në Gjenevë
-
Rama: Pas dy javësh do të takoj shqiptarët në Itali
-
Peri Koyuncu, atletja shqiptare që fitoi kampionatin e pestë të karatesë ‘UNILIG’
Jeta në Zvicër
-
Gjykata e Lartë e Cyrihut dënon 80-vjeçarin serb me 19 vite burg dhe ndalim hyrje në Zvicër Të martën, Gjykata e Lartë e Cyrihut shpalli fajtor për vrasje një 80-vjeçar nga Serbia. Pensionisti...
-
Çfarë do të përfitojë Zvicra nga pakti i BE-së për migracionin?
-
Lara Gut-Behrami shënon fitoren e tretë këtë dimër
-
Aeroporti i Gjenevës regjistron rritje në të ardhura në 2024
-
Blatter dhe Platini lirohen nga akuzat për korrupsion