Kosova
Prokuroria autorizon hetimet pas publikimit të pamjeve që aludojnë se LVV ka manipuluar me vota

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka shpërndarë dy video në rrjete sociale, përmes të cilave aludohet se njerëz të Lëvizjes Vetëvendosje kanë plotësuar vota me postë.
“KJO është arsyeja e vërtetë pas reagimeve (zhurmës) që VV po bën për votat e mërgatës. Qëllimi është fshehja e qindra videove si kjo nga qarkullimi dhe devijimi i temës diku tjetër, sepse ajo që po ‘dyshojnë’ se e paskemi bërë ne është PIKËRISHT çka bëjnë vetë!”, ka shkruar ajo.
Në anën tjetër, me të njëjtat aludime, ka shpërndarë pamje të ngjashme edhe kandidati për deputet nga ky subjekt, Visar Azemi.
“Po dalin dëshmi të reja për manipulime. Video të cilat vetë i kanë postuar duke u ndjerë krenarë. Tash, për t’i fshehur këto dëshmi, po kërkojnë anulimin e votave të LDK-së”, ka shkruar ai.
Prokuroria, në lidhje me këtë, ka njoftuar sot se ka autorizuar Policinë e Kosovës që të grumbullojë informacione.
“Lidhur me pyetjet që i keni parashtruar, Prokuroria Themelore në Prishtinë ju njofton se ka lëshuar autorizim organeve të policisë për mbledhjen dhe grumbullimin e të gjitha informacioneve në lidhje me ngjarjen aktuale”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për KALLXO, përcjell albinfo.ch.
Kica-Xhelili, e pyetur nëse i ka dërguar këto video në Prokurori, ka thënë se ato tashmë janë aty.
“Këto video tashmë janë në Prokurori. Janë dorëzuar nga eksponentë të ndryshëm politikë. Tani vonë më kanë rënë në dorë, meqë janë publikuar edhe në rrjete të ndryshme sociale. Nuk kam asnjë indikacion që janë të komprometuara apo modifikuara”, ka deklaruar ajo.
Azemi gjithashtu është shprehur se videot nuk i ka dorëzuar në Prokurori.
“Këto janë video që i kemi marrë nga rrjetet sociale, ku janë postuar nga njerëz të tyre. Pra, siç e shihni, janë bukur krenarë me postimet që kanë bërë dhe dëshmitë që vetë i kanë lënë si gjurmë në rrjete sociale. Unë nuk i kam dërguar në Prokurori, për shkak se janë publike, por mendoj që Prokuroria i ka këto informacione, ashtu siç i kemi marrë edhe ne online, dhe besoj që kanë mjaftueshëm dëshmi për të reaguar dhe për të parë çfarë ka ndodhur në realitet”, ka thënë ai.
https://www.facebook.com/visarazemildk/videos/683467460703841/?ref=embed_video&t=0
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Xhevrie Osmani i prin garës për ekzekutivin e Meyrin-it, pritet fitore në balotazh Ajo do të garojë edhe në raundin e dytë. Krahas saj janë tre kandidatë të tjerë...
-
Valton Halimi siguron mandatin për asamble në komunën e Gleisdorfit
-
Armend Mustafa thyen tabunë zvicerane për të mos treguar lartësinë e pagës
-
Nga Prishtina në Gjenevë: Romani i Apollonit flet frëngjisht
-
Ilir Kurti zgjidhet deputet në qytetin e Gjenevës
Jeta në Zvicër
-
A po përjeton Zvicra një rilindje të tramvajit? Dikur thuajse çdo qytet i madh zviceran kishte rrjetin e tij të tramvajeve: Winterthuri, Lucerni, Schaffhauseni,...
-
Pas një viti rekord, hotelet zvicerane përballen me rënie të lehtë në shkurt
-
Bojkoti i produkteve amerikane fiton terren në Zvicër dhe Evropë
-
Politikani nga Gjeneva arrestohet nën dyshimin për trafik droge
-
Kriminaliteti në Vaud: Rritet dhuna në familje dhe mashtrimet digjitale