Kosova
Rinkevics: BE-ja duhet t’ia heqë masat Kosovës, sa më shpejt aq më mirë

Sot, presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs, ka bërë thirrje që Bashkimi Evropian të heqë sa më shpejt masat kufizuese ndaj Kosovës, të cilat blloku i vendosi gati dy vjet më parë, përcjell albinfo.ch.
“Qëndrimi i vendit tim është që BE-ja duhet t’i heqë ato masa. Për këtë avokojmë dhe sa më shpejt të ndodhë, aq më mirë do të jetë”, ka deklaruar ai në konferencën për media pas takimit me homologen Vjosa Osmani në Prishtinë.
Rinkēvičs theksoi se gjatë takimit me Osmanin është diskutuar për avancimin e marrëdhënieve bilaterale, stabilitetin rajonal dhe mbështetjen që BE-ja mund të ofrojë për Kosovën.
Presidenti letonez theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve politike dhe ekonomike ndërmjet dy vendeve, si dhe mbështetjen e Letonisë për integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës.
Megjithatë, ai theksoi se nuk mund të premtojë që Kosovës do t’i jepet statusi i vendit kandidat për BE deri në fund të vitit, duke theksuar se një vendim i tillë kërkon unanimitet nga të gjitha vendet anëtare.
Në fund, ai përgëzoi Kosovën për harmonizimin me politikat e BE-së dhe mbështetjen e saj për Ukrainën, duke nënvizuar se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor mbetet një çështje me rëndësi të madhe për Bashkimin Evropian.
Ai gjithashtu paralajmëroi një vizitë te trupat letoneze që janë pjesë e misionit të KFOR-it në Kosovë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rama: Pas dy javësh do të takoj shqiptarët në Itali Gjatë një bisede ‘live’ në “Facebook”, kryeministri Edi Rama telefoi drejtuesin e Partisë Socialiste për Diasporën,...
-
Xhevrie Osmani i prin garës për ekzekutivin e Meyrin-it, pritet fitore në balotazh
-
Valton Halimi siguron mandatin për asamble në komunën e Gleisdorfit
-
Armend Mustafa thyen tabunë zvicerane për të mos treguar lartësinë e pagës
-
Nga Prishtina në Gjenevë: Romani i Apollonit flet frëngjisht
Jeta në Zvicër
-
A po përjeton Zvicra një rilindje të tramvajit? Dikur thuajse çdo qytet i madh zviceran kishte rrjetin e tij të tramvajeve: Winterthuri, Lucerni, Schaffhauseni,...
-
Pas një viti rekord, hotelet zvicerane përballen me rënie të lehtë në shkurt
-
Bojkoti i produkteve amerikane fiton terren në Zvicër dhe Evropë
-
Politikani nga Gjeneva arrestohet nën dyshimin për trafik droge
-
Kriminaliteti në Vaud: Rritet dhuna në familje dhe mashtrimet digjitale