Maqedonia

Revoltë qytetare ndaj pronarit të lokalit ku ndodhi tragjedia në Maqedoni, shkatërrohet kafeneja

Tragjedia e Maqedonisë së Veriut ku zjarri në një diskotekë mori jetën e 59 të rinjve nxiti reagime të ashpra por edhe rezoltë qytetare. Banorë të revoltuar të Koçanit, vendit ku ndodhej diskoteka kanë shkatërruar një kafene nën pronësinë e të njëjtit person që zotëronte edhe diskotekën “Puls”.

Protesta raportohet se nisi në mënyrë paqësore, derisa protestuesit më pas u nsiën drejt bashkisë së Koçinit duke gjuajtur me vezë, transmeton albinfo.ch.

Ndërkohë protestuesit vazhduan më pas në një ndërtesë që ishte në pronësi të peraonit i cili e mbante edhe diskotekën ku ndodhi tragjedia. Qytetarët fillimisht gjuajtën me gurë kafenenë, e më pas kanë goditur me shqelma gjithçka që u doli para.