Maqedonia
47 nga të lënduarit nga zjarri në Koçan do të dërgohen për trajtim jashtë Maqedonisë së Veriut
115 persona të lënduar nga zjarri në një klub nate në Koçan po trajtohen në spitalet dhe klinikat e Maqedonisë së Veriut, me gjendjen e tyre të raportuar si stabile, sipas ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari.
“Në klinikën Nënë Tereza në Shkup janë të shtruar 9 pacientë, në Shën Naumi në Ohër janë 24 për momentin. Në Spitalin Ushtarak 8 Shtatori janë 30, 29 janë në Shtip, ndërsa në Koçan janë 13. Të gjithë janë në gjendje stabile. Gjithsej janë 115 pacientë që po trajtohen nëpër spitalet e vendit”, ka thënë Taravari, transmeton albinfo.ch.
47 të plagosur të tjerë janë dërguar për trajtim jashtë vendit, përfshirë Greqinë, Bullgarinë, Serbinë, Turqinë dhe Kroacinë, për shkak të plagëve më të rënda.
“Në Selanik kemi dërguar tre pacientë, në Bullgari 14 pacientë, në Beograd një pacient, në Nish një, tre pacientë në Turqi dhe gjashtë pritet që gjatë natës të dërgohen për në Turqi. Në Kroaci do të shkojnë katër pacientë. Të hënën pritet që edhe 12 të tjerë të dërgohen”, ka shtuar Taravari.
Për të ndihmuar në trajtimin e të lënduarve, të hënën pritet të mbërrijnë specialistë mjekësorë nga Izraeli, Çekia dhe Serbia.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










