Kosova
Bosnjë e Hercegovinë: Gjykata urdhëron paraburgim për liderët e Republika Srpska

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës ka urdhëruar paraburgimin 30-ditor të liderëve të entitetit serb Republika Srpska, përfshirë presidentin Millorad Dodik, kryeministrin Radovan Višković dhe kryetarin e Asamblesë Kombëtare, Nenad Stevandić. Ata janë nën hetim për cenim të rendit kushtetues, një vepër penale që mund të dënohet me burg deri në pesë vjet.
Të tre liderët kishin refuzuar të paraqiteshin për intervistim në Prokurorinë e Bosnjës, gjë që çoi në lëshimin e një urdhri për ndalimin e tyre. Hetimet për këtë rast kishin nisur në dhjetor 2024 dhe autoritetet boshnjake kanë kërkuar ndihmën e Agjencisë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA) për zbatimin e urdhrit. Nëse ndalimi nuk realizohet, mund të lëshohet edhe një fletarrestim kombëtar, përcjell albinfo.
E-Diaspora
-
Ka filluar regjistrimi i nxënësve për mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake Regjistrimi i nxënësve në mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake për vitin shkollor 2025/2026,...
-
Vjenë: Hapet regjistrimi për mësimin e gjuhës shqipe
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë
-
Arrestohet kosovari: Po kontrabandonte 19 skuterë në Ticino
-
“Princesha Ardita”, shfaqje muzikore me kukulla, gjermanisht dhe shqip
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një e treta e zviceranëve nuk ndihen mirë në praninë e emigrantëve Një studim i ri nga Zyra Federale e Statistikave (FSO) në Zvicër tregon një rritje të...
-
Aplikacioni zviceran i pagesave njofton veçori të reja
-
“Plani shpërthyes”: Kushdo që shkon në Zvicër duhet të paguajë
-
Kantonet po mbështeten në inteligjencën artificiale për deklaratat tatimore
-
Oficerët zviceranë me origjinë të huaj, a janë prova përfundimtare e integrimit?