Lajme
SHBA i kërkon Danimarkës dhe vendeve evropiane t’i dërgojnë vezë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga Danimarka dhe vendet e tjera evropiane të eksportojnë vezë për të përballuar rritjen e çmimeve në tregun amerikan. Kjo kërkesë është bërë nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë përmes një letre drejtuar Shoqatës Daneze të Vezëve, ku kërkohet informacion mbi aftësinë dhe gatishmërinë e tyre për të furnizuar SHBA-në, shkruan DW.
Shoqata Daneze e Vezëve ka deklaruar se do ta shqyrtojë kërkesën, por ka theksuar se në Evropë nuk ka një tepricë të vezëve për eksport. Kërkesa vjen në një kohë kur çmimi i vezëve në SHBA është rritur me 59% krahasuar me vitin e kaluar. Gjithashtu, ajo ndodh në sfondin e komenteve të Donald Trump mbi kontrollin e Grenlandës, një territor që i përket Danimarkës, përcjell albinfo.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka filluar regjistrimi i nxënësve për mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake Regjistrimi i nxënësve në mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake për vitin shkollor 2025/2026,...
-
Vjenë: Hapet regjistrimi për mësimin e gjuhës shqipe
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë
-
Arrestohet kosovari: Po kontrabandonte 19 skuterë në Ticino
-
“Princesha Ardita”, shfaqje muzikore me kukulla, gjermanisht dhe shqip
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një e treta e zviceranëve nuk ndihen mirë në praninë e emigrantëve Një studim i ri nga Zyra Federale e Statistikave (FSO) në Zvicër tregon një rritje të...
-
Aplikacioni zviceran i pagesave njofton veçori të reja
-
“Plani shpërthyes”: Kushdo që shkon në Zvicër duhet të paguajë
-
Kantonet po mbështeten në inteligjencën artificiale për deklaratat tatimore
-
Oficerët zviceranë me origjinë të huaj, a janë prova përfundimtare e integrimit?