Kosova

Kosovë: ZRrE propozon shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike

Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar të premten se ka propozuar që tarifat e energjisë elektrike të shtrenjtohen për 15 për qind, duke nisur nga muaji prill.

“Ky publikim ofron mundësinë që të gjitha palët e interesuara të shqyrtojnë propozimet dhe të japin komente dhe sugjerime që mund të ndikojnë në përcaktimin e vendimeve përfundimtare mbi tarifat,” thuhet në njoftimin e kësaj zyre.

Lidhur me këtë propozim, komentet mund të dërgohen deri më 28 mars. Ndërkohë, ZRrE-ja do të vendosë më 31 mars për tarifat që hyjnë në fuqi më 1 prill.