Muzikë
“Princesha Ardita”, shfaqje muzikore me kukulla, gjermanisht dhe shqip
Teatri i Kukullave në Winterthur e luan përrallën në gjermanisht dhe shqip ndërsa Roberto González-Monjas, në "gjuhën" e muzikës

Shfaqja muzikore me kukulla “Princesha Ardita” mbështetet në librin me figura të përrallave të autorëve Silvia Hüsler dhe Mahir Mustafa. Me muzikë nga Christoph Willibald Gluck, Antonio Salieri dhe Ludwig van Beethoven, ajo do të jepet në gjermanisht dhe shqip, thuhet në një njoftim të orkestrës Music Kollegium të qytetit Winterthur, shkruan albinfo.ch.
Fëmijët që jetojnë në Zvicër flasin shumë gjuhë, mes tyre edhe shqip. Autorja dhe ilustruesja e njohur e librave për fëmijë, Silvia Hüsler, prej vitesh i është përkushtuar letërsisë shumëgjuhëshe për fëmijë. Kur Mahir Mustafa i tregoi përrallën që e dinte nga gjyshja, lindi ideja për librin dygjuhësh, të cilin e ka botuar Lehrmittelverlag Cyrih.
Në vazhdim, fabula e librit: Princesha e zgjuar dhe simpatike Ardita përfundimisht nuk dëshiron të martohet. Dhe nëse megjithatë duhet, atëherë ajo do të pranojë vetëm atë burrë që di të fshihet aq mirë sa nuk mund ta gjejë. Asnjë nga princat dhe kapedanët e pasur nuk do të kenë sukses në këtë, sepse Ardita ka një teleskop të jashtëzakonshëm, me të cilin mund të gjejë shumë vende të fshehta.
Në të njëjtën kohë, një i ri me emrin Agim jeton në fshat. Kjo histori e lumtur tregon atë që ai përjeton dhe se si të dy më në fund bëhen bashkë. Teatri i Kukullave në Winterthur e luan përrallën në gjermanisht dhe shqip ndërsa Roberto González-Monjas kontribuon me një gjuhë të tretë, gjuhën e muzikës klasike.
Music Kollegium që bën shoqërimin muzikor të shfaqjes është një ndër orkestrat simfonike profesionale me traditë më të gjatë në Evropë.
Shfaqja zgjat 60 minuta, pa pauzë.
Koha:
E premte, 11 prill 2025. Ora: 17.00
E shtunë 12 prill 2025. Ora 15.00
Stadthaus Winterthur
17.00 Uhr
Biletat: CHF 20 | Për fëmijë: CHF 10
Me ZKB-Kartë, 20% më lirë
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit11 Prill 2025
- Ora17:00
- LokacioniWinterthur
- Data e përfundimit14 Mars 2025 - 18:00
E-Diaspora
-
Ka filluar regjistrimi i nxënësve për mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake Regjistrimi i nxënësve në mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake për vitin shkollor 2025/2026,...
-
Vjenë: Hapet regjistrimi për mësimin e gjuhës shqipe
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë
-
Arrestohet kosovari: Po kontrabandonte 19 skuterë në Ticino
-
Gjykata e lartë e Aargaut liron para kohe shqiptarin që ka kryer vrasje
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një e treta e zviceranëve nuk ndihen mirë në praninë e emigrantëve Një studim i ri nga Zyra Federale e Statistikave (FSO) në Zvicër tregon një rritje të...
-
Aplikacioni zviceran i pagesave njofton veçori të reja
-
“Plani shpërthyes”: Kushdo që shkon në Zvicër duhet të paguajë
-
Kantonet po mbështeten në inteligjencën artificiale për deklaratat tatimore
-
Oficerët zviceranë me origjinë të huaj, a janë prova përfundimtare e integrimit?