Kosova
“Studentët” serbë nga Kosova nisen për në Beograd në përkrahje të Vuçiqit

Në rrjete sociale të martën janë publikuar video të një grupi burrash serbë nga Graçanica që ka udhëtuar drejt Beogradit në mënyrë të organizuar për të mbështetur “studentët që duan të studiojnë” në parkun afër Presidencës së Serbisë.
Siç raportohet, shumica e atyre që kanë udhëtuar janë punonjës të “institucioneve serbe”, por edhe ata që “s’kanë kontrata të përhershme”.
Branimir Stojanoviq nga Lëvizja Kombëtare Serbe ka thënë se “ata janë aktivistë të Listës Serbe, Partisë Progresiste Serbe dhe të obliguar për t’i dëgjuar strukturat”.
Se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po paguan serbë nga Kosova për të shkuar në kampin e ngritur para Presidencës Serbe, një ditë më parë tha edhe gazetari dhe udhëheqësi i lëvizjes “Dashuri, besim, shpresë” në Serbi, Nemanja Sharoviq.
Që nga fundjava e shkuar, serbë që thonë se janë studentë janë grumbulluar në një park afër Presidencës së Serbisë dhe kanë ngritur kamp. Sipas raportimeve të mediave të pushtetit, ata janë “studentë që duan të mësojnë” dhe që “duan të kthehen në klasat e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur”..
E-Diaspora
-
Ka filluar regjistrimi i nxënësve për mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake Regjistrimi i nxënësve në mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake për vitin shkollor 2025/2026...
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë
-
Arrestohet kosovari: Po kontrabandonte 19 skuterë në Ticino
-
“Princesha Ardita”, shfaqje muzikore me kukulla, gjermanisht dhe shqip
-
Gjykata e lartë e Aargaut liron para kohe shqiptarin që ka kryer vrasje
Jeta në Zvicër
-
Aplikacioni zviceran i pagesave njofton veçori të reja Aplikacioni kryesor bankar i Zvicrës, Twint ka njoftuar ndryshime me veçori të reja që e bëjnë...
-
“Plani shpërthyes”: Kushdo që shkon në Zvicër duhet të paguajë
-
Kantonet po mbështeten në inteligjencën artificiale për deklaratat tatimore
-
Oficerët zviceranë me origjinë të huaj, a janë prova përfundimtare e integrimit?
-
Pothuajse çdo e dyta biçikletë e shitur në Zvicër është elektrike