Lajme

SBB me rekorde, por s’do të ketë linjë drejt Londrës

Pas publikimit të fitimeve, Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) u dhanë gazetarëve një pasqyrë mbi planet e tyre për të ardhmen.

SBB thotë se fiton para nga linjat ndërkombëtare dhe dëshiron të zgjerojë shërbimet në qytete të tjera evropiane, veçanërisht në Francë, Spanjë dhe Itali. Po ashtu, është në kërkim të trenave të rinj me shpejtësi të lartë, transmeton albinfo.ch.

Megjithatë, ka ulur pritshmëritë për një shërbim në Londër. Sipas SBB-së, në rastin më të mirë, kjo mund të ndodhë jo para vitit 2030 – por edhe atëherë, do të ketë sfida të mëdha.

Duhet të përcaktohet një rrugë e përshtatshme dhe stacionet duhet të adaptohen për të përmbushur rregullat e imigracionit pas Brexit.

Ndërkohë, SBB e konsideron linjën midis Gjenevës dhe Lozanës si një prioritet për dekadat e ardhshme, pasi pritet që deri në vitin 2050 përdorimi i saj të rritet me 50%.