Kosova

“Nata e Zjarreve” në Prekaz, u ndezën flakadanët në nderim të Epopesë së UҪK-së

Me ndezjen e flakadanëve në “Natën e Zjarreve” në Prekaz, të premten përfundoi manifestimi në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndezja e flakadanëve u bë në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Përveç në Prekaz, flakadanët u ndezën edhe në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.