Bota
Parlamenti Evropian miraton rezolutën për emigrantët
Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën për azilin dhe emigracionin. Përmes kësaj rezolute Parlamenti Evropian kërkon që të krijohet një mandat i qartë për operacionin “Triton”, si dhe zgjerimin e zonës së operimit dhe duke rritur mandatin e tij të kërkimit dhe shpëtimit operacional në nivel të BE-së.
Rezoluta në fjalë është votuar me shumicë prej 449 votash, 130 kundër dhe 93 abstenime.
Parlamenti bën thirrje për një operacion të fuqishëm dhe të përhershëm humanitar evropian të shpëtimit, i cili, si “Mare nostrum”, do të veprojë në det të lartë dhe për të cilat të gjitha shtetet anëtare do të kontribuojë financiarisht dhe me pajisje.
Ndërprerja e këtij operacionit, ishte një gabim i madh deklaroi Jean-Claude Juncker në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të BE-së në Këshillin Evropian.
Duke e konsideruar emergjente zgjidhjen e kësaj krize të emigrantëve në Mesdhe, Juncker propozoi emigracionin e ligjshëm, bashkëpunimin dhe solidaritetin e vendeve të BE-së dhe hapjen e dyerve për emigrantët.
Parlamenti ka shprehur keqardhje që Këshilli Evropian nuk është zotuar për të ngritur një mekanizëm të solidaritetit të detyrueshme të BE-së për t’iu përgjigjur tragjedisë më të fundit në Mesdhe.
Rezoluta bën thirrje për koordinim më të ngushtë të politikave të BE-së dhe të shteteve anëtare në trajtimin e shkaqeve të migracionit dhe më shumë bashkëpunim me vendet partnere në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











