Integrimi
Dega e LDD-së rikthehet në Degën e LDK-së në Zvicër
LDD, Dega në Zvicër, me gjithë strukturën e saj kthehet në Degën e LDK-së në Zvicër.
Siç bëhet e ditur përmes një njoftim për media, të martën në zyrën e Degës së LDK-së në Zvicër kryetari i kësaj dege, Haki Latifi, anëtari i kryesisë Ajet Avdyli dhe nënkryetari i nëndegës së LDK-së në Solothurn, Musa Sylejmani, pritën kryetaren e Degës së LDD-së në Zvicër, Zize Pepshi, si dhe nënkryetarin Remzi Durmishi.
“Kthimi i juaj sot dhe bashkimi në rrugën tonë është dëshmia më e mirë se LDK-ja është parti e madhe dhe me traditë. Po ashtu ndihem i nderuar që LDK-së në Zvicër po i bashkohen edhe veprimtarë të respektuar dhe me ndikim, siç është Dega e LDD-së. Kjo është dëshmia më e qartë se forcimi LDK-dhe bashkimi i elektoratit të filozofisë Rugoviane është alternativa më e mirë në kthimin e besimit në institucione të qytetarëve në Kosovë dhe të mërgimtarëve shqiptarë në Zvicër”, ka thënë kryetari i degës së LDK-së në Zvicër, Haki Latifi.
Ndërsa Zize Pepshi ka thënë se kthimi i LDD-së me të gjitha strukturat e saj në LDK bëhet edhe me pëlqimin e kryetarit të LDD-së në Kosovë, Nexhat Daci dhe me vendimin e marrë ditë më parë nga kolegjiumi i degëve të LDD-së në Evropë, në Ulm të Gjermanisë. Ky kthim bëhet pa kushte dhe se në LDK të gjithë janë dhe e ndien vetën rugovistë.
Ajo ka shprehur gatishmërinë për ta vazhduar punën dhe aktivitetin e tyre në strukturat e LDK-së dhe me obligime si e gjithë struktura dhe anëtarësia e LDK-së, thuhet mes tjerash në njoftim.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero” Në Zvicër ka pak trafik që nga pasditja e së enjtes: bora ka shkaktuar aksidente të...
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve