Lajme
Japonia po përballet me zjarrin më të madh në dekada, raportohet për të vdekur dhe mijëra të evakuuar
Japonia po përballet me zjarrin më të madh në më shumë se tre dekada, si pasojë e të cilit ka vdekur një person dhe janë evakuuar mijëra të tjerë.
Agjencia e Menaxhimit të Zjarrit dhe Fatkeqësive ka raportuar se flakët vlerësohet të jenë përhapur në rreth 1200 hektarë në pyllin Ofunato në rajonin verior të Iwate, transmeton albinfo.ch.
“Ne jemi ende duke ekzaminuar madhësinë e zonës së prekur, por është më e madhja që nga zjarri i vitit 1992”, tha një zëdhënës i agjencisë.
Si pasojë e zjarrit të vitit 1992 janë djegur 1030 hektarë ndërsa tani rreth 1,700 zjarrfikës janë duke u mobilizuar nga i gjithë vendi.
Deri më tash shkaku i zjarrit mbetet i panjohur.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











