Shqipëria
Shqipëri: Mbi 200 mijë të regjistruar për të votuar nga diaspora në zgjedhjet e 11 majit
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të mbahen më 11 maj, teksa 200.117 votues nga diaspora janë regjistruar deri më tani.
Të gjithë shtetasit e Shqipërisë që jetojnë jashtë kanë kohë të regjistrohen deri më 4 mars për të votuar.
Deri më tani kërkesa më e lartë për regjistrim është nga Italia, Gjermania, Greqia dhe Amerika ndërsa sipas të dhënave, 247,636 persona kanë bërë kërkesë për regjistrim, kurse 41,138 u është refuzuar kërkesa, transmeton albinfo.ch.
Për votuesit nga jashtë të cilëve mund t’u refuzohet kërkesa për t’u regjistruar pasi nuk kanë plotësuar kriteret, Kryekomisionieri Ilirjan Celibashi ka theksuar më parë se nuk do ketë penalizime. Ata do mund të ripalikojnë sa herë të duan deri në datën e afatit të fundit.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi, pa praninë e opozitës, ndryshimet në Aktin Normativ, duke lejuar emigrantët me dokumente të skaduara të votojnë në zgjedhjet e 11 majit. Sipas vendimit, vlefshmëria e këtyre dokumenteve do të jetë e zgjatur deri më 31 maj 2025.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










