Integrimi
“Iliria” nga Lioni bën bilancin e punës dyvjeçare
Në periudhën e kaluar dyvjeçare mes dy Mbledhjeve të Përgjithshme, Shoqëria Shqiptare “Iliria” realizoi shumë veprimtari në Lyon duke përmbushur shumë nga synimet e saj
Në Lyon më 19 prill 2015, është mbajtur Mbledhja e Gjashtë e Përgjithshme e Shoqërisë Shqiptare “Iliria”.
Në këtë mbledhje është bërë analiza e punës së deritashme të Shoqërisë, ndryshimet statutore si dhe zgjedhjet e reja për Kryesi të saj.
Në periudhën e kaluar dyvjeçare mes dy Mbledhjeve të Përgjithshme, Shoqëria Shqiptare “Iliria” realizoi shumë veprimtari në Lyon duke përmbushur shumë nga synimet e saj të përcaktuara në programin e saj, thuhet në një komunikatë të dërguar për albinfo.ch nga shoqëria në fjalë.
Ndër aktivitetet më të rëndësishme vlerësohen shënimi i Festave të Nëntorit me theks të veçantë 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, shënimi i përvjetorëve të Pavarësisë së Kosovës, pjesëmarrja dhe organizimi i Festave Konsullore, pjesëmarrja dhe organizimi i Forumit të gjuhëve të huaja, promovimi i librit “Dy dekada me shqiptarët e Francës” të autorit Abaz Pllana, Aktiviteti i organizuar për kuzhinën shqiptare që do të dalë me botimin e librit për këtë temë nga zonja Rina çela Grasset dhe shumë aktivitete tjera të natyrës kulturore e politike.
Gjatë periudhës së kaluar është zhvilluar një veprimtari e ngjeshur për të prezantuar sa më mirë Shqipërinë dhe shqiptarët në Francë. Këto aktivitete kërkuan punë dhe angazhim të shumtë nga mërgimtarët që edhe për disa vjet mbajtën gjallë frymën shqiptare në Francë.
Një pikë e veçantë e Mbledhjes së Gjashtë të Përgjithshme, ishte edhe zgjedhja e Kryesisë së Shoqërisë. Ajo u zgjodh në mënyrë unanime dhe tash ka këtë përbërje: Rina çela Grasset – kryetare, Enver Alilaj – sekretar, Avni Bilali – Arkëtar dhe anëtarët e kryesisë: Abaz Pllana, Fehmi Plakiqi, Ledia Dema, Taulant Nela.
Duke parë përvojën dhe historikun e gjithë veprimtarisë kulturore shumëvjeçare në Lion e më gjerë nga kjo Shoqëri, pritet që edhe në të ardhmen do të ketë aktivitete të mirëfillta kulturore nga mërgimtarët shqiptarë që janë veprimtarë në Shoqërinë Iliria, thuhet veç tjerash në komunikatë
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha