E-Diaspora
Diaspora, thesari i shpërdoruar i Kosovës
Çdo i treti kosovar jeton jashtë Kosovës, dhe çdo i dhjeti jeton ne Zvicër. Diaspora kosovare ngërthen kapacitete financiare, por edhe mundësi serioze të transferit të dijes (veçanërisht atij menaxhues) në Kosovë dhe të krijimit të lidhjeve të çmueshme profesionale me vendet perëndimore. Mirëpo, i vetmi dimension që duket të ketë funksionuar mes diasporës dhe vendlindjes ka qenë shfrytëzimi i remitencave për konsumim dhe (ri)ndërtim.
Potenciali i Diasporës dhe zhvillimit të Kosovës në fazën e shtetndërtimit të saj është i stërfolur, por në krahasim me atë që ka mundur të arrihet, rezultatet janë më se modeste. Evenimentet, konferencat, tribunat, retorika entuziaste e përgjegjësve politikë, takimet më të ndryshme të nivelit të lartë, theksojnë sistematikisht rëndësinë e diasporës, por pas tyre, nuk del gjë në dritë. Përkundrazi, logjika e mjeljes së diasporës vazhdon, sikurse është shembulli shumë irritues i kartonëve të gjelbër, për të cilin është folur aq shumë. Madje sërish u përfol se këtë vit mund të pezullohen, por vështirë mund t`i besohet kësaj kur dihet se kush qëndron prapa kompanive të sigurimeve që përfitojnë nga ky haraç.
Mërgata nuk motivohet me masa kozmetike. Ajo duhet të trajtohet si një prioritet shtetëror për zhvillimin e Kosovës, sikurse kanë qenë ndërtimi i rrugëve të Kosovës dhe kostoja e tyre faraonike në raport me cilësinë e ulët. Rezultatet e potencialit të diasporës dalin në shesh kur ajo të trajtohet si resurs strategjik, me masa konsekuente për ta motivuar atë dhe për t’ia siguruar kapitalin në vend. Tani për tani kjo nuk po ndodh. Kosova që me vite po e lëshon një atu serioz zhvillimi. Kjo është mëkat sepse imazhi i degraduar veç sa e shton largimin e investuesve potencialë nga diaspora.
Në këtë numër kemi sjellë në dije të lexuesve disa shembuj të investimeve që dëshmojnë se diaspora mund t`i sjellë shumë Kosovës. Na mbetet të shpresojmë se edhe shembuj tjerë do të pasojnë dhe se qeverisja vendëse më në fund do të vetëdijesohet për këtë thesar.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha